TV OPOJA
Kosova

Shqiptohen 233 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat anti-COVID

Numri i gjobave për qytetarët që po respektojnë masat antiCOVID-19 vazhdon të jetë i lartë.

Vetëm brenda 24 orëshit të fundit, policia ka shqiptuar 233 gjoba për qytetarët që nuk i kanë përfillë masat kundër koronavirusit.Ndërkohë në Kosovë vazhdojnë të jenë në fuqi masat antiCOVID-19 që u vendosen nga Qeveria e Kosovës në javën e dytë të muajit gusht.

Sipas këtyre masave, shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.Gjithashtu në vendim thuhet se muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.Ndërkohë që në raportin e fundit Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lajme të përafërta

Kosova mori vetëm një njohje në vitin 2018

TV OPOJA
October 30, 2018

Për gjashtë muaj, rreth 700 pacientë kërkojnë shërim jashtë Kosovës

TV OPOJA
June 27, 2019

Koalicioni në rrezik, LDK-Nisma fillojnë përplasjet

TV OPOJA
October 5, 2020
Exit mobile version