Shoqata humanitare “OPOJA” në fillim të muajit të madhërishëm të Ramazanit ka filluar aksionin për të ndihmuar familjet në nevojë në komunën e Dragashit.
Në njoftimin e publikuar nga Shoqata humanitare “Opoja” thuhet se gjithsej keto dy ditët e para të Ramazanit janë shpërndarë rreth 66 pako me gjëra elementare ushqimore për familjet në nevojë.
Ata për redaksin e televizionit Opoja thonë se e kanë paraparë qe të shpërndajnë rreth 120 pako por nese vjen ndonjë donatorë i ri ata do të rrisin numrin e pakove ushqimore për nevojtaret e komunës së Dragashit.
Keto janë fshatrat të cilat janë ndihmuar në dy ditët e para të Ramazanit:
10-Pllajnik
08-xerxe
12-shajne
04-dragash
02-kapre
03-bellobrad
04-Zym
05-buqe
03-pllave
05-rrenc
10-brezne
Krejt në fund ata i falënderojnë të gjithë donatorët për mbështetjen në kete aksion në kohë pandemie për të ju dal ne ndihmë familjeve në nevojë.
Aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.