TV OPOJA
Aktualitet

Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit” fillojnë ndërtimin e 7 shtëpive për familjet në nevojë të komunës tonë (Foto,Video)

Komuna e Dragashit, si dhe Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit ” me selinë e saj në Prizren, para disa javësh kishin nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e shtatë shtëpive të reja për familjet në nevojë.

Sot, me datë 17 Qershor të vitit 2019, siç kuptoi TV OPOJA nga burimet e sigurta të saj, kanë filluar punimet për ndërtimin e këtyre shtëpive, për të cilat komuna ka participuar me mjete financiare në vlerë prej 5,000€ për secilën shtëpi. Pjesa tjetër e nevojshme, do të sigurohet nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, siç edhe është e planifikuar në këtë memorandum bashkëpunimi.

TV OPOJA ju sjellë pamjet nga fillimi i punimeve nga kompanitë vendore të cilat janë kontraktuar për ndërtimin e këtyre shtëpive me sistemin “çelësat në dorë”.

Lajme të përafërta

Një Histori e shkurtër e Fshatit Pllavë!

TV OPOJA
October 11, 2020

Thyhet faqja e LV në Sharr reagon kjo e fundit!

TV OPOJA
October 11, 2020

Pastrohët qendra Komunale, punimet vazhdojn edhe nesër!

TV OPOJA
February 8, 2020
Exit mobile version