TV OPOJA
Shëndetësi

Me kërkesën e Dr. Selami Sylejmani, Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës pranohet në SEESPM

Në Tiranë, tri ditë me radhë u mbajtën dy aktivitete shkencore: 1. Kongresi i 9-të i Shoqatës së Evropës Juglindore të Mjekësisë Perinatale (SEESPM) dhe 2. Kursi i 7-të i Avancuar i Shkollës Ndërkombëtare Ndëruniversitare “Ian Donald” për aplikimin e ultrazërit në Obstetrikë dhe Gjinekologji.

Në këto dy aktivitete ligjërues i ftuar për të ligjëruar para pjesëmarrëseve mbi rrolin e diagnostikës ultrasonografike në gjinekologji dhe obstetrikë ishte Dr. Selami Sylejmani. I cili gjithashtu u asistoi pjesëmarrëseve të kursit parakongresian, në përgatitjen e specializanteve me punë në aparaturën ultrasonografike.

Gjatë punimeve të Kongresit, u mbajt: Asambleja gjenerale e Shoqatës së Evropës Juglindore të Mjekësisë Perinatale (General Assembly of SEESPM).

Me këtë rast, pas konsultimit me strukturat udhëheqëse të Katedrës së Gjinekologjisë me Obstetrikë, Drejtorin e Klinikës së gjinekologjisë, drejtoreshën e QKUK-së, Dr. Pranvera Zejnullahu Raci, Kryetarin e Shoqatës së gjinekologeve dhe obstetërve të Kosovës, në emër të shtetit tonë, Dr. Selamiu paraqiti kërkesë me shkrim para General Assembly of SEESPM, që shteti ynë, Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës të pranohet me status të përhershëm në këtë Shoqatë prestigjioze. Kjo kërkesë u aprovua me vota unanime te të gjitha shteteve (me miratim të heshtur të përfaqësueses së Serbisë).

Për përfaqësuese të Bordit nga Kosova u propozua Prof. Dr. Vlora Ibishi, propozim ky i cili u pranua pa asnjë votë kundër nga të gjitha shtetet.

Uroj dhe shumë shpresoj që Prof. Vlora Ibishi, së bashku me Prof. Brikene Dacaj-Elshani, Drejtorin e Klinikës së gjinekologjisë, Dr. Zef Ndrejaj, Kryetarin e Shoqatës Dr. Naser Rafuna, Kryesin e Shoqatës së gjinekologeve të Kosovës, dhe me ndihmën dhe përkrahjen e të gjithë kolegeve të Klinikës gjinekologjike obstetrike do të punojnë që edhe Kosova me aktivitetet e veta të jetë e barabartë me të gjitha shtetet e tjera që janë pjesë e kësaj shoqate prestigjioze ndërkombëtare, në mbrojtje të shëndetit të nënave dhe fëmijëve të porsalindur.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Njoftim nga “Hidroregjioni Jugor” – Njësia Operative në Dragash.

TV OPOJA
January 23, 2022

Kuvendi i të rinjëve organizuan pastrimin e aksit rrugor Bellobrad – Buzez

TV OPOJA
April 6, 2019

Në barnatoret e Kosovës, barnat pa fletudhëzim në shqip

TV OPOJA
February 8, 2022
Exit mobile version