TV OPOJA
Arsim

SHML “Ruzhdi Berisha” sot festoi ditën e shkollës dhe 53 vjetorin e themelimit (Video, Foto)

Shkolla e mesme e lart “Ruzhdi Berisha” sot festoi ditën e shkollës poashtu edhe 53 vjetorin e themelimit të kësaj shkolle, programi filloi me homazhe pran varrit të mësuesit dhe deshmorit, emrin e të cilit e mban kjo shkollë, në varrezat e deshmorve në fshatin Buqe.

Pas homazheve familja e Ruzhdi Berishës së bashku me mësimdhënës e shumë të ftuar tjere iu bashkangjiten manifestimit në sallën e sportit të kësaj shkolle, para një numri të madhë të pranishmëve drejtori i shkollës lavdëroi sakrificen dhe atëdhedhashurin e mësuesit Ruzhdi Berisha e njëherit uroi për këtë ditë e shpalosi historikun dhe te arriturat e shkollës.

Një fjal rasti e morën edhe kryetari i komunës si dhe drejtori i arsimit të cilet uruan për këtë dit e shprehën respektin më të madhë për familjen dhe mësuesin Ruzhdi Berisha.

Manifestimi vazhdoi me program historiko-letrar të përgaditur posaqërisht për këtë ditë, ku nxënësit para të pranishmëve u paraqitën me poezi.

Poashtu këtë ditë u publikua për herë të parë edhe revista e shkollës e cila do jetë mundësi e mire për informim rreth aktiviteteve të ndryshme si dhe një dritare më shumë për nxënësit që ti shprehin aftësit e tyre.

©TVOPOJA

 

Lajme të përafërta

HISTORIKU I SHFMU “FETAH SYLEJMANI” DRAGASH

TV OPOJA
April 26, 2020

Reshje e erëra të forta, pezullohet mësimi për nesër (Njoftim)

TV OPOJA
February 5, 2020

42 vite punë, pensionohet mësuesi Muhamed Kryeziu

TV OPOJA
March 15, 2019
Exit mobile version