Rinia është begatia më e çmueshme e një kombi.Një komb pa rini të shëndosh,nuk ka perspektivë të dinjitetshme.Rinia e popullit shqiptar që një kohë të gjatë gjendet në udhëkryqet e veta.Janë të shumtë faktorët që kanë diktuar këtë gjendje të rinisë sonë.Gjithëmonë është thënë se rinia është e ardhmja e një shoqërie,e një populli e një shteti dhe në duart e tyre do të barten përgjegjësitë dhe obligimet për të udhëhequr edukuar,zhvilluar dhe për të çuar përpara bashkësinë njerëzore.

Tashmë të gjithë ne “shqipet” e kemi kuptuar se po jetojmë në një vend demokratik.Në një vend ku nuk të mohohet e drejta,dhe ku barazia gjinore është e njejtë,ndoshta edhe më shumë në favor të gjinisë femrore. Rinia shqiptare sot po kalon momente shumë të vështira dhe ashtu si i gjithë kombi shqiptar ndodhet në një udhëkryq të madh.Kërkon të ndërtojë një të ardhme të ndritur,por ndeshet me shumë probleme të cilat shpesh janë shumë të veshtira për t’u zgjidhur.Për një realitet të tillë të gjithë më jemi bindur. Mirëpo kujdesi i më të vjetërve për t’i përcjellë përgjegjësitë e tyre në duart e një rinie të sigurtë fatkeqësisht ka humbur çdo shpresë.  

Ndonëse Evropa moderne,sot na njeh si skllevër të modernizuar edhe pse ky fenomen nuk ka të ndalur, por prapë se prapë kthjellimi do t’a nënshtroj këtë modernizim.Kjo shoqëri pa motiv,pa drejtësi,i shtynë rininë të veprojnë pa vetëdije e të arrijnë në situata ekstreme ku vjedhja e vrasja bëhen pjesë e përditshmërisë,e rrjedhimisht për një të ri bëhet si një racion ditor. Shoqëria kriminalizohet.Mjerimi kap majat.Arsimimi arrin në kolaps.E shpresa bie.Por dorëzimi në këtë rast është akt qyqar dhe i pa pranueshëm.

Për gjithë ato vite që jetoj në Linc,thuajse kam arritur të njoh shumë “Shqipe” term ky të cilin e përdori si shpesh në komunikim me shqiptarë,normalisht pa ofenduar komunitetin tim këtu.

Arrita të njihem nga afër me shoqata të ndryshme humanitare,kulturore e sportive.Pastaj me shumë patriotë që vërtetë kishin kontribuar për republikën të cilën e gëzojmë sot.

Si për çudi,arrita të njohë edhe nga ata ‘’patriotë me bateria’’,të cilët shtiren kinse japin kontribut për trojet tona shqiptare,e në fakt kur futemi në thellësi të biografisë së tyre,si rezultat fitojmë një “njollë të zezë” të cilën ua kishin lënë si kujtim të parët e tyre.E që besa me aq sa kam arritur të kuptoj se nostalgjia për marshallin e famshëm TITO akoma nuk është zhdukur, dhe ‘’Zastave Bifsha Juosllavie’’ ende është në zemrat e tyre,kurse lotët e krokodilit për flamurin kuq e zi nuk ndalen kurrë.   

Në qoftëse është kështu,atëherë me mburrje dhe me krenari do të thoja se ne të rinjtë jemi dhe vazhdojmë të jemi patriotët dhe atdhedashësit më të denjë.Shumë e habitshme më duket ideja e tyre,kur arrij të kuptoj se si këta “patriotë” kishin arritur të bindin komunitetin tonë këtu në Linc,t’iu shkojnë pas me idenë se këta kinse janë përfaqsuesit e “shqipeve” tona.Sa qesharake e aq më tepër e dhimbshme.Ndonjëherë më bien në sy disa veprime të këtyre patriotëve që unë skuqem për ata.

Në sy të “shqipeve” të Lincit shtiren si flamurdashësit dhe puthësit më të denjë të tij,por shpesh druhem mos ndoshta po e infektojnë flamurin me atë “njollë të zezë”…! Vërtetë e tmerrshme.Sado i hidhur të jetë realiteti,duhet pranuar ashtu siç është edhe pse “Miza nën kapelë djeg”. Për gjithë këto vite sa qëndroj në Linc,fatmirësisht kam arritur të ndjek nga afër edhe shumë aktivitete dhe mbledhje që  organizoheshin me komunitetin tonë nga këta ‘’intelektualët’’.

Nuk dëshiroj të futem më thellë sepse edhe vetë isha njëri nga kontribuesit e këtyre organizimeve.

Kemi shqipe të cilët janë aktiv direkt nëpër institucionet austriake,përkatësisht në ato të Lincit.Por këta ‘’puthës të flamurit’’,mundohen si shpesh të shfrytëzojnë fuqinë e tyre.Po këta bukëshkelës,sot në mënyrë indirekte e assesi direkte, mundohen t’a njollosin autoritetin dhe veprimtarinë e secilit shqiptar që është i kyçur nëpër institucionet e këtushme.E tmerrshme dhe e pafalshme.

Kontributin e znj. Sabrije Krasniqi para,gjatë dhe pas luftës  sigurisht e dinë i gjithë komuniteti shqiptar,por mosrrahja gjoks dhe heshtja e saj ka bërë që mbetet e panjohur nga komuniteti ynë.Ka edhe plot të tjera që nuk rrahin gjoks,edhe për kundër faktit se ndaj tyre ka vetëm akuza,por veprimtarinë e tyre nuk e ndalin.Në këtë kontest nuk dua të fyej apo të lavdëroj askënd,por gjithëmonë nisem nga realiteti.

Të gjithë këta ‘’intelektual’’ të Lincit,në çdo tubim,mbledhje apo manifestim,nga ecja e tyre në qiell e jo në tokë,para syve të komunitetit paraqiten si më të devotshmit dhe më të arsimuarit dhe për një moment të bëjnë të mendosh mos ndoshta jemi në një ceremoni për ndarjen e çmimit HONORIS CAUSA.Fatkeqsisht nuk i përkasin asnjëres as tjetrës.Kam rastisur në shumë raste të bisedoj me disa nga këta ‘’intelektual’’,por edhe të lexoj diçka nga ata.

Gjatë bisedës,nga goja e tyre rrjedhë një gjuhë arrogante,intriguese dhe rrugaqe gjë që asgjë nuk ka të bëjë me intelektualitetin.Pastaj,para neve paraqiten si njerëz të arsimuar dhe të diplomuar në lëmi të ndryshme,e kur ua lexojmë shkrimet e tyre prej intelektuali,të bëjnë të dyshosh se drejtëshkrimi tyre i ngjanë një njeriu të rëndomt apo një intelektuali.Si të tillë,mundohen të ndërtojnë emër duke u shquar si veprimtar apo aktivist të devotshëm,ose thënë shkurt e shqip ‘’karrierista’’.

Po këta,janë ata të cilët të detyrojnë si shpesh ta përdorim atë thënien e famshme ‘’kapërceva rekën,q…kalin’’.Vetëm për të arritur qëllimet e tyre pra si ‘’karrierist’’ , pa mëshirshëm shfrytëzojnë forcën dhe autoritetin e rinisë shqiptare këtu në Linc,rini kjo e  cila dita ditës po tregon sukses në çdo sferë si në sport kulturë arsim etj .Dhe si për çudi këta ‘’karrierist’’aq kontributdhënës  shtiren,sa që kur pyesim:

  • Kush e bëri këtë? – përgjigjëja e tyre si me krenari është: UNË E BËRA…
  • Po këtë? –EDHE KËTË UNË E BËRA…Sa të çuditshëm që janë.

Manipulues të vërtetë.Paramendojeni,gjithëmonë flitet për integrimin e rinisë shqiptare këtu në Linc,ndërsa në anën tjetër janë vetë ata të cilët me çdo kusht mundohen të janë halë në sy dhe shkatërrimtarët e vertetë të çdo aktivteti.

Aq të mllefosur janë ndaj njëri tjetrit saqë pasojat po i përjeton i gjithë komuniteti shqiptar.Edhe pse tashmë janë formuar shumë shoqata kulturore e sportive këtu në Linc,sipas mendimit tim,më e besueshmja dhe më aktive gjërë më tani dhe e cila me çdo kusht po mundohet t’i përfaqësoj shqiptarët denjësisht mbetet vetëm SHHKS ‘’ILIRËT’’.Diksuh ndoshta do të më replikoj duke aluduar në atë se unë qenkam pjesë e shoqatës në fjalë,por unë nisem gjithëmonë nga ajo se çfarë shoh.

Gjithëmonë kam kërkuar nga secila shoqatë dhe nga të gjithë përfaqsuesit e komunitetit shqiptar,që mësimi plotsues në gjuhën shqipe të jetë më aktiv.Prapë po e ceki se vetëm SHHKS ‘’ILIRËT’’ kanë qënë më të zëshmit në këtë aspekt.Si duket injoranca ka bërë vend  në këtë mes.Pse e them këtë ?!…

E them sepse mësimi plotësues në të gjitha gjuhët e komuniteteve që veprojnë në Linc,përfshirë edhe gjuhën shqipe është i lejuar edhe me ligj nga autoritetet austriake.Edhe mësuesit të cilët zhvillojnë lënden e gjuhës shqipe janë të certifikuar dhe paguhen nga komuna e Lincit.Por problemi më i madh qëndron sepse injoranca e mësuesve ndaj shoqatave shqiptare dhe anasjelltas qëndrimi negative i disa shoqatave ndaj mësuesve,ka bërë që prindërit  t’i largojnë fëmijët tyre nga mësimi plotësues i gjuhës shqipe.Dhe kush pëson në këtë me ?!…Sigurisht fëmijët tanë.

Aq e urrejnë dhe po aq ka edhe akuza e kundër akuza ndaj njëri-tjetrit sa që shpesh herë më ndodhë  të lutëm për fëmiun tim që mos të bjerë viktimë e kësaj gjuhe  urrejtje,injoruese intriguese dhe denigruese.Sepse,një ditë ai do të më akuzoj mua duke më thënë : ‘’Ti ma imponove të ju shkoj këtyre pas’’.

Meqë kam edhe shumë për të thënë,por kësaj radhe po e përfundoj këtu,me shpresën se një ditë ‘’përfaqësuesit’’ e komunitetit tonë të vetdijësohen dhe të anashkalojnë idenë për titullin ‘’karriesrist’’.Të harrojnë urretjen,injorancën,fyerjet,denigrimin,intrigat etj.

I pëlqej dikujt apo jo,nuk është problem i imi,por e përfundoj me një thënie të poetit të madh Ali Asllani ‘’E VËRTETA DËRRMON HEKUR’’…Por unë nuk do të ndalem.Kurrë!

PS: Për kërkimfalje ka vend vetëm nëna ime  dhe i them: MË FAL NËNË QË ZGJODHA EVROPËN PARA KOSOVËS. ( bazuar në atë se çfarë po shoh)