Shkolla fillore “Sezai Surroi” nga Bellobradi dhe shkolla e mesme e bashkuar “Elmaz Ademi” nga Bardhoci i Kukësit ka vite që bashkëpunojn me njëra-tjetrën në fusha të ndryshme, ndersa këti bashkëpunimi para dy vitesh iu shtua edhe shkolla fillore “Dacaj” nga Rozhaja e Malit të Zi, binjakëzimi i këtyre tri shkollave ka rezultuar tejet pozitiv dhe ka pasur ndikim të madh si për nxënësit ashtu edhe për mësimdhënësit.
Ndersa sot në ambientet e shkollës “Sezai Surroi” këtij binjakëzimi iu bashkuan edhe dy shkolla nga komuna e Istogut, shkolla “Ndre Mjeda” nga fshati Rakosh si dhe shkolla “Hysni Zajmi” nga Vrella e Istogut.
Drejtoret e këtyre shkollave i priti në takim edhe nënkryetari i komunës z. Selami Saiti, i cili u njoftua nga drejtorët e shkollave më shumë rreth këtij binjakëzimi si dhe aktiviteteve që planifikojn këto shkolla në bashkëpunim me njëra-tjetrën.
Ndersa nënkryetari z. Selami Saiti u uroi mirëseardhje të pranishmëve duke i uruar e falënderuar për angazhimin e madhë që po bëjn në këtë drejtim, poashtu edhe i informoi më shumë rreth fushave të ndryshme e në veçanti arsimin në komunën tone.
E në fund veprimtari i shquar njëherit mësimdhënës në shkollën “Dacaj” në Rozhaj, Ali Daci, i shpreh shqetsimin nënkryetarit të komunës e njëherit indirekt u drejtohët edhe dy shteteve shqipëtare që ti kushtojne më shumë vëmendje shqipëtarëve që jetojn jasht kufive aktual.
©TVOPOJA