TV OPOJA
Arsim

Shkolla “Sezai Surroi” performon për ditën e shkollës së binjakëzuar (Video, Foto)

Shkolla “Sezai Surroi” në krye me drejtorin Ziqiri Skenderi sot prezentuan në festën e ditës së shkollës “Elmaz Ademi” nga Bardhoci i Kukësit.

Shkolla “Elmaz Ademi” sot festoi ditën e shkollës me një program artistik mjaft të pasur ku prezentuan nxënesit e dy shkollave para një numri të madh publiku, pjes e këtij manifestimi ishte edhe kryetari i komunës së Kukësit, drejtor komunal, drejtor të shkollave, mësuës, nxënës e shumë të pranishem.

Në fjalimin mirëseardhës drejtori i shkollës “Elmaz Ademi” z.Fadil Shaqiri, shprehi mirëseardhje për të pranishmit, e uroi për ditën e shkollës njëherit edhe festat e nëntorit.

Fjalen e mori edhe kryetari i Kukësit i cili uroi për ditën e shkollës e festat e nëntorit:

“Faleminderit shumë dy drejtorëve të shkollave edhe të Dragashit (Bellobradit) edhe Dacit sepse kur shoh vllazërime të tilla natyrisht shikojm shume shpejt se do jemi bashk dhe në fund flatrat e shqipës së madhe do mbulojn të gjitha trojet tona sepse jemi shqipe.”

Në një fjalim rasti edhe drejtori i shkollës “Dacaj” nga Mali i Zi shprehi emocion e uroi për festat e nëntorit si dhe ditën e shkollës:

“Sot po ndodh ajo që unë kam ëndërr që nga fëmieria, nga fëmieria ime kam ëndërruar kur do jemi bashk shqipëtarët e Kosovës, të Shqipëris, të gjithë shqipëtarët, gëzuar festat e nëntorit e urime dita e shkollës.“

Drejtori Ziqiri Skenderi pasi pranoi edhe mirënjohje nga drejtori i shkollës “Elmaz Ademi” falendëroi për bashkëpunimin dhe u uroi për ditën e shkollës, e njëherit shfrytezoi rastin për të uruar edhe për festat e nëntorit, e poashtu shprehu falendërim për atë çka bënë vëllezërit tanë në ditët e ekzodit.

Bashkpunimi ndërmjet këtyre tre shkollave vazhdon të tregoj frute të mira në çdo fushë, manifestimi vazhdoi me program artistik i përgaditur nga nxënësit e dy shkollave me kënge poezi e valle.

©TVOPOJA

 

 

Lajme të përafërta

Dretori i Arsimit Vloran Cenaj ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësues të Busulla. Com

TV OPOJA
August 10, 2019

Sh.A. Sharri: Taksa do të ndikoj në numrin e të punsuarve

TV OPOJA
November 22, 2018

Reshje e erëra të forta, pezullohet mësimi për nesër (Njoftim)

TV OPOJA
February 5, 2020
Exit mobile version