TV OPOJA
Arsim

Shkolla “Fetah Sylejmani” bëhet me Laborator modern (Video, Foto)

Fillimi i periudhës së dytë të vitit shkollor 2019/20, për Drejtorisë së Arsimit në Dragash nisi në mënyrë shumë positive, perveq përurimit të çerdhes së pare në komunën tonë sot u përurua edhe laborator profesional i shkencave të natyrës në shkollën “Fetah Sylejmani”.

Në këtë përurim moren pjes krerët e komunës dhe përfaqësuesit e IOM-it të cilët falënderuan drejtorin e arsimit për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe thanë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen me implementimin e projekteve të ngjashme.

Ndërsa drejtori i arsimit z.Cenaj fillimisht duke falënderuar IOM-in dhe kryetarin e kounës tha se ky laborator është njeri ndër më të mirët në komunë e jo vetëm, poashtu theksoi laboratori do ju mundësojë nxënësve një mësimnxënie më të lehtë dhe mësimdhënësve një mësimdhënie më efektive.

Ndersa kryetari i komunes tha se komuna e Dragashit e ka për obligim që të ofroj kushte sa më të mira që nxënësit të arrijn suksese në të gjitha fushat, e në një fjal rasti edhe drejtori i shkollës “Fetah Sylejmani” falendëroi kryetarin e komunës si dhe përfaqesueseit e IOM-it e uroi nxënësit.

E padyshim që nxënësit jan ata që iu gëzuan më së shumti këtij lajmi, e shprehën se ishte mëse e nevojshme ndërtimi i laboratorit në mënyr që të zhvillojn praktikën përkrah teoris.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Drejtoria e Arsimit dhe Organizata Jo qeveritarë THY, takim me nxënësit maturantë, me temë “Orientimi në karrierë”

TV OPOJA
April 30, 2019

Shkollat e komunës së Dragashit pjesë e programit “Shkollat e shekullit 21”

TV OPOJA
November 23, 2019

DKA në Dragash, sot ka organizuar mbajtjen e garave “Olimpiada Matematike”

TV OPOJA
February 20, 2021
Exit mobile version