Për nder të Epopesë së UÇK-së në Dragash u mbajt Akademi Solemne, në ambientet e Kuvendit Komunal ishin të pranishëm një numër i madh i qytetarëve, në mesin e tyre zyrtarë nga komuna e Dragashit, Policia e Kosovës, përfaqësues të veteranëve të luftës dhe familjarëve të dëshmorëve. dhe qytetarë të tjerë.
Këtë akademi e hapi kryetari i kuvendit z. Uran Halimi, i cili përkujtoi veprën, sakrificën dhe heroizmin e familjes Jashari, poashtu dhe kryetari i Komunës z. Bexhet Xheladini vlerësoi punën dhe sakrificën e familjes Jashari dhe të rënëve tjerë për liri, në të njëjtën kohë përkujtoi madhështinë e këtyre ditëve për popullin shqiptar, gjithashtu edhe përfaqësues nga komunitet dhe OVL përkujtuan këtë ditë të madhe.
Menjëherë pas përfundimit të Akademisë u bënë homazhe në Shtatoren e Adem Jasharit, në Varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buqe, ku u vendosën kurora dhe lule, ndryshe nga vitet e tjera, sivjet në mënyrë të organizuar i gjithë stafi i komunës shkoi për të bërë homazhe në Prekazin legjendar.
©TVOPOJA