TV OPOJA
Arsim

Shënohet Dita e Fëmijëve në shkollat e komunës sonë (Foto)

Dita e Fëmijëve shënohet me 1 qershor në mbarë botën. Por cili është historiku prapa kësaj dite? Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë, që sot të ndihen të lumtur dhe të festojnë me prindërit dhe bashkëmoshatarët e tyre.

Kjo ditë nuk është vetëm ditë Festive, por njëherësh 1 qershori shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.

Kjo festë e shënua edhe në shkollat e komunës sonë, ekipi i TVOPOJA ndoqi manifestimin në shkollën Fetah Sylejmani në Dragash dhe 28 Nëntori në Bresanë, pjes e këtyre manifestimeve ishin edhe kryetari i komunës, drejtori i drejtoratit të arsimit, drejtoresha e DKRS-së si dhe perfaqësues tjerë komunal, poashtu mësues, prinder dhe nxënës.

Në fjalimet hapese drejtorët e shkollave z. Flurim Qengaj respektivish z.Naser Myrtezani uruan nxënësit për festën e njëherit premtuan edhe mbeshtetje maksimale për ta që të ken një ambient sa më pozitiv në bankat e shkollës.

Ndersa kryetari i komunës z. Bexhet Xheladini i uroi nxënësit, njeherit lavderoi prinderit dhe mësuesit për arritjet e tyre në mësimin dhe organizimin e këtyre aktiviteteve që janë shumë të mirëpritura për nxënësit.

Videot e plota të manifetimeve mund ti gjeni në Youtube në kanalin zyrtar të TVOPOJA.

©TVOPOJA

Shkolla “Fetah Sylejmani” – Dragash

Shkolla “28 Nëntori” – Bresanë

Lajme të përafërta

“Gjithmonë duket e pamundur, derisa ta përfundosh” ekspozitë nga Era Tytyri

TV OPOJA
June 7, 2020

Ribotohet libri “Shkrim-leximi Arab-Kuranor” i autorit Kasam Muhameti 

TV OPOJA
October 30, 2018

Drejtoria komunale për Arsim në Dragash, njofton kandidatët e konkursit 13/33

TV OPOJA
January 31, 2020
Exit mobile version