TV OPOJA
Aktuale

Shala thotë se së shpejti do të fillojnë inspektimet edhe në veri të Mitrovicës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë takimit që ka zhvilluar me drejtorët e inspektorëve komunal ka shprehur shqetësimin për mos zbatim të ligjit të Inspektoratit të Tregut. Me këtë rast iu paralajmëroi se kryeinspektori i MTI-së brenda muajit do të zhvillohet një vizitë në veri të Mitrovicës.
Shala duke i paraqitur vendimet që i ka marr në të mirë të konsumatorëve ka kërkuar bashkëpunim më të madh në mes inspektorëve komunal, të MTI-së dhe të AVUK-ut.
Ai ka shtuar se përmes draftligjit për inspektime 36 inspektoratet ekzistuese do të shkrihen në 15 apo 16 inspektorate varësisht prej fushës që i takojnë, raporton KP.

“Për mua ka qenë shumë shqetësues fakti kur unë e kam kuptuar që Ligji për Inspektoratin e Tregut, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2010 edhe pas tetë vjetësh nuk ka gjetur zbatim, ky ligj e ka përcaktuar që inspektorët e tregut të cilët veprojnë nëpër komuna të fuzionohen dhe të kalojnë në përgjegjësi të inspektoratit të tregut të Tregtisë dhe Industrisë si pasojë e mos implementimit të ligjit deri më tani ju si inspektor të nivelit komunal në raport me inspektoratin qendror veproni të ndarë, kjo situatë është duke i krijuar kosto të jashtëzakonshme Qeverisë së Kosovës. Prej 36 inspektorateve të cilat aktualisht veprojnë në Kosovë ky numër do të zvogëlohet në 15 apo në 16, pra inspektoratet do të fuzionohen, do të bashkohen sipas fushave që u përkasin”, ka thënë Shala.

Shala u zotua se si prioritet i tij mbetet mbrojtja e konsumatorit prandaj edhe fokus mbetet rritja e numrit të inspektorëve të tregut pasi që tani në MTI kanë vetëm 22 inspektorë.
Kurse, kryeshefi i AVUK-ut, Valdet Gjinovci kërkoi koordinim të aktiviteteve në mënyrë që të ofrojnë produkte të sigurta për konsumatorin.
“Të koordinohemi lidhur me aktivitet që ofrojmë për kontrollin e produkteve ushqimore të cilat shiten çoftë në qendra tregtare apo tek prodhuesit apo përpunuesit të vendit me të vetmin qëllim që edhe produktet të cilat ofrohen për konsumatorin të jenë të sigurta, produkte të cilat sot për sot janë duke zëvendësuar edhe vetë produktet e importit”, ka thënë ai.
Blerim Hyseni nga inspektorati i komunës së Mitrovicës si shqetësim ka shfaqur mos kontrollimet e produkteve në veri.
Hyseni kërkoi nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që të ofrojnë trajnime lidhur me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.
“Në veri janë të paregjistruara dhe nuk kanë as kontroll dhe kam marr përsipër që do të iu bëjë pyetje a keni ndonjë strategji për eliminimin e kësaj dukurie negative në pjesën veriore që me mund me i regjistrua”, ka thënë Hyseni.
Lidhur me kontrollet në veri, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala se janë duke punuar që inspektimet të fillojnë edhe në atë pjesë.

“ Prej ditës që kam shkuar unë në Ministri 11 inspektorë ishin duke punuar me letra si inspektorë, por nuk kanë ardhur kurrë në punë, unë i kam autorizuar dhe kam kërkuar nga kryeshefi që me pas takim me ta edhe me i pyet për herë të fundit a po donë të punojnë apo jo, ata fatmirësisht e kanë shprehur gatishmërinë se janë të interesuar të punojnë, kanë filluar të pajisen me të gjithë dokumentacionin që i duhet një inspektori të ketë në inspektim dhe unë besoj që kryeinspektori është duke u marr me ta në trajnim me përgatitjen e tyre që ata të fillojnë me procedurat e inspektimit edhe në Mitrovicën e veriut”, tha Shala.
Ndërsa, kryeinspektori i MTI-së, Lulzim Syla lidhur me kontrollin në veri u shpreh se brenda muaji do të ketë vizitë në veri të Mitrovicës.
Kurse, Afrim Krasniqi nga Inspektorati i Fushë-Kosovës, ka deklaruar se bashkëpunimi dhe koordinimi ne mes inspektorëve komunal të kësaj komune dhe asaj të MTI-së ka munguar shumë.
Nikollë Domgjoni nga Inspektorati i Prizrenit ndonëse tha se nuk mungon bashkëpunimi me inspektoratin e MTI-së si shqetësim shprehur mos pagesën e rrezikshmërisë me të cilën ballafaqohen inspektorët gjatë kryerjes së punës së tyre.
Ligji për inspektoratin e tregut është e vërtetë që nuk zbatohet edhe për rrezikshmërinë, figuron rrezikshmëria neve nuk na paguhet, ne me këtë ligj e kemi bashkëpunimin me ATK-në me policinë, me gjyqësorin dhe me prokurorinë të gjithë na thërrasin natën dhe ditën dhe ne as nuk jemi të mbrojtur dhe as na paguhet. Konsumatori mbrohet mirë fort nga inspektorati i tregut në Prizren”, ka thënë ai.
Nga ky takim MTI dhe drejtorët e inspektorateve komunal dolën me disa konkluza të përbashkëta siç janë: mbajtje e trajnimeve për inspektorët komunal, organizimi i një takimi të tillë një herë në muaj, si dhe dërgimi i të gjitha analizave në të gjitha inspektoratet komunal sa i takon lodrave të ndaluara të cilat paraqesin rrezik për shëndetin.

Lajme të përafërta

Njoftim nga Qendra e VV në Sharr për grumbullim të ndihmave për të kontribuar në gjëndjen emergjente që po kalon Shqipëria

TV OPOJA
November 26, 2019

Ministri Lluka: Lajmëromni nëse ju ndalet rryma!

TV OPOJA
November 24, 2018

YouTube konfirmon zhvillimin e programit origjinal interaktiv

TV OPOJA
April 12, 2019
Exit mobile version