Shkruan: Muharrem Qafleshi për gazetën Bota Sot.
Sipas drejtorit të drejtorisë komunal për Ekonomi, Financa e Zhvillim, janë përpiluar Projeksionet e investimeve kapitale të rëndësisë se veçantë, të strategjisë ekonomike lokale që kërkojnë bashkëfinancim me donatorë gjatë periudhës 2023-2027, ku do të implementohen projektet për zhvillim ekonomik, për një ambient të pastër, ngase me rregullimin e një kanalizimi nga Zapluxhja, Bresana, Brodi e Restelica, do t’a kemi një natyrë e lumenj të pastër pa hedhurina e bërllok në ambientet e gjelbëruara dhe në brigjet e lumenjve, shkurt një jetë më e mirë dhe më e shëndetshme qytetare.
Në funksion të përmirësimit të infrastrukturës (sportive, ujësjellës, kanalizime me impiante të përgjithshëm për tërë komunën e Dragashit), platit urbanistikë, plani hapësinor – zonave turistike dhe i hartave zonale komunale, janë investime kapitale për projektet e rëndësisë se veçantë, të strategjisë ekonomike lokale, të cilat kërkojnë bashkëfinancim mes komunës dhe donatorëve për periudhën 2023-2027, për zhvillim, shërbime të promovimit, nxitjes dhe tërheqjes së komunë investimeve strategjike duke promovuar klimën e një jetë më të mirë qytetare.
Projekt kryesor kapital për momentin në komunën e Dragashit është Projekti ekzistuese i ujësjellësi për 15 fshatra opojane e gorane të Komunës së Dragashit, ku parashikohet buxhetit prej 3 milion e gjysmë, prej tyre është paraparë 700.000 ose 20% nga buxheti komunal dhe 2 milion e tetëqind mijë euro (2.800.000) nga donatorë ose 80% pra, me bashkëfinancim komunë-donatorë.
Projekti i dytë sipas rëndësisë është impianti për trajtimin e ujërave të zeza, projekt i fizibilitetit në proces, që kap shumën buxhetore prej 8.500.000 euro, prej tyre parashihen që 1.700.000 ta sigurojë komuna nga buxhet komunal kurse 5.200.000 nga donatorët tjerë.
Sipas z. Kolloni do të angazhohet një Agjencion i specializuar për fizibilitetin e këtij projekti.
Për dekada ka munguar plani urbanistik komunal, andaj është në prioritet e qeverisjes lokale që edhe ky problem të zgjidhet një herë e mirë.
Po ashtu parashihen edhe tetë projekte të tjera të një rëndësie të veçante për Komunën e Dragashit.
Shuma totale e implemtimit të këtyre projekteve është 22.750.000 euro!
Puna dhe përkushtimi i drejtorit Kolloni duhet të jetë shembull motivuese dhe shtytës edhe për drejtorët e tjerë se me vullnet dhe punë arrihet çdo gjë.