TV OPOJA
Aktualitet

Selim Kryeziu faleminderit ju njerëz të mirë të LDK-së!

Ne sot mbajtëm Kuvendin e IX zgjedhor të Dëgës. 99 delegatë, sa pati ky Kuvend, 78 delegatë dhanë votën për mua. Pra, më besuan mua që ta drejtoj Degën e Dragashit edhe për katër vitet e ardhshme. Prandaj, po e shfrytëzoj rastin t’i falenderoj të gjithë delegatët e këtij Kuvendi, të gjitha nëndegët dhe të gjithë aktivistët e LDK-së që ishin pjesë e këtij procesi.

Njerëz të mirë të LDK-së!

Ne kemi fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, ne kemi fituar në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, ne kemi fituar edhe në raundin e dytë, nëse llogarisim votat e shqiptarëve. Por, ju e dini, qytetarët e dinë, të gjithë e dinë, se fitorja na është marrë në mënyrë të paligjshme, me metodën, tanimë të njohur si sistemi “MAKIALELE”. Gjithsesi, ne nuk e kemi në plan të vajtojmë. Ne do të vazhdojmë punën tonë, angazhimin tonë, edhe më fortë, edhe më të motivuar, deri në rrëzimin e këtij pushteti.

Njerëz të mirë të LDK-së, delegatë të nderuar!

Ju kërkoj falje për përdorimin e ndonjë fjale të padenjë që kam mundur ta përdor sot në Kuvend. Jemi njerëz prej mishi e ashti dhe jo gjithmonë jemi në nivelet e duhura. Por, ky Kuvend, me epilogun që pati, duke i shtrirë dorën njëri-tjetërit, duke lënë anash të gjitha inatet e zënkat e së kaluarës, më bën të besojë dhe më bënë të jem shumë optimist se LDK-ja, ka ditë edhe më të mira para vetës. Ditët e mira të LDK-së janë ditë të mira edhe për Kosovën. Këtë, nuk duhet harruar kurrë.

Faleminderit shumë dhe Zoti qoftë me Ju e familjet Tuaja.
✌✌✌

Lajme të përafërta

Kryetari autorizon drejtorin e administratës të kontrollojë gjendjen e rrugëve pas reshjeve të dendura të borës.

TV OPOJA
January 7, 2022

Kf Opoja nis mbarë vitin 2022, tre futbollistët kthehen sërish në klub

TV OPOJA
January 6, 2022

Reagon dega e AAK-së në Dragash pas deklaratës së Qamil Kollonit të LDK-së

TV OPOJA
January 10, 2022
Exit mobile version