Ne sot mbajtëm Kuvendin e IX zgjedhor të Dëgës. 99 delegatë, sa pati ky Kuvend, 78 delegatë dhanë votën për mua. Pra, më besuan mua që ta drejtoj Degën e Dragashit edhe për katër vitet e ardhshme. Prandaj, po e shfrytëzoj rastin t’i falenderoj të gjithë delegatët e këtij Kuvendi, të gjitha nëndegët dhe të gjithë aktivistët e LDK-së që ishin pjesë e këtij procesi.
Njerëz të mirë të LDK-së!
Ne kemi fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, ne kemi fituar në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, ne kemi fituar edhe në raundin e dytë, nëse llogarisim votat e shqiptarëve. Por, ju e dini, qytetarët e dinë, të gjithë e dinë, se fitorja na është marrë në mënyrë të paligjshme, me metodën, tanimë të njohur si sistemi “MAKIALELE”. Gjithsesi, ne nuk e kemi në plan të vajtojmë. Ne do të vazhdojmë punën tonë, angazhimin tonë, edhe më fortë, edhe më të motivuar, deri në rrëzimin e këtij pushteti.
Njerëz të mirë të LDK-së, delegatë të nderuar!
Ju kërkoj falje për përdorimin e ndonjë fjale të padenjë që kam mundur ta përdor sot në Kuvend. Jemi njerëz prej mishi e ashti dhe jo gjithmonë jemi në nivelet e duhura. Por, ky Kuvend, me epilogun që pati, duke i shtrirë dorën njëri-tjetërit, duke lënë anash të gjitha inatet e zënkat e së kaluarës, më bën të besojë dhe më bënë të jem shumë optimist se LDK-ja, ka ditë edhe më të mira para vetës. Ditët e mira të LDK-së janë ditë të mira edhe për Kosovën. Këtë, nuk duhet harruar kurrë.
Faleminderit shumë dhe Zoti qoftë me Ju e familjet Tuaja.
✌✌✌