TV OPOJA
Aktualitet

Sekretari i KBI-së në Dragash sqaron mënyrën për aplikimin e shërbimeve mortore

Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash edhe këtë vitë do të vazhdojnë që të marrin përsipër shërbimet e varrimit për sejcilin qytetarë të komunës së Dragashit, redaksia e televizionit OPOJA publikoi kontratën e cila ka hyrë në fuqi më datë 18 Mars 2020.

Rreth 37 mijë euro shërbimet mortore do të i kushtojnë Komunës së Dragashit

Pas këtij bashkëpunimi ne nga televizioni Opoja kërkuam shpjegim dhe informata shtes edhe nga Këshilli i bashksis Islame në Dragash. Pyetjet tona ishin rreth asaj se si qytetaret duhet të aplikojn për këtë shumë dhe cilat dokumenta ju nevoiten ti sigurojn.

Përgjigjet i morem nga sekretari i KBI në Dragash, Nail Halimi:

Sipas marveshjes që është bërë në mes të Këshillit të Bashkësisë Islame Dragash dhe K.K. Dragash e cila është sterzgjatur shumë për arsye të standardizimit të procedures siç kanë theksuar zyrtaret komunal, jemi dakorduar që për shpenzime të varrimit për familjen e të vdekurit duhet të ndahen nga Komuna vlera në bruto 150€ e cila do të procedohet nepërmjet KBI Dragash kur të plotësohen dokumentat e nevojshme. Por sipas konsultimeve me përgjegjesit nepër banka dhe vertetimit të Këshillit të BI Dragash pales në konto i shkojne gjithsej: 142€ si rrjedhoje e transakcioneve bankare.
Kto mjete janë kompensim për disa nga shërbimet dhe rekvizitat qe duhet siguruar për varrimin e të vdekurit.
Familjareve që ju ka ndodhur rasti i vdekjes në familje pra rrethi i ngushte familjar, duhet që të nxjerrin këto dokumeta:
– extraktin e vdekjes për të ndjerin,
– certifikaten e lindjes / përsoni që aplikon pra nga familjaret,
– vertetimin për xhirollogarin e aplikuesit/ kërkuesit dhe
– vertetimi i Këshillit të BI Dragash.

Të gjitha këto dokumenta të kompletuara dorzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash. Kurse realizimi i mjeteve pritet të kryhet me fundin e muajit kur aplikohet lenda ose ditet e para të muajit pasues.

Verejtje:
Lendet që mirren në shyrtim janë vetëm ato të vitit rrjedhes kalendarik p.sh., të vitit 2020., kurse për vitet tjera të më hershme nuk mund të aplikohet.
Gjithashu dua të nenvizojë faktin se këto mjete i përfiton familja që të vdekurin e tyre e ka varrosur vetëm në varrezat brenda teritorit të komunës së Dragashit.

© Televizioni Opoja 06 Prill 2020 ©

Lajme të përafërta

Apel për institucionet dhe Shtabin Emergjent nga grupi i Asamblesë Komunale nga radhët e Partisë Demokratike në Dragash

TV OPOJA
April 12, 2020

Një Histori e shkurtër e Fshatit Pllavë!

TV OPOJA
October 11, 2020

Në rrugën Zhur – Dragash, kapet kamioni që barte mallra të kontrabanduara

TV OPOJA
July 6, 2021
Exit mobile version