TV OPOJA
Opinione

SA LARG DEMOKRACISË QË JEMI

Shkruan Hajriz Meleqi

Për të tretën herë me radhë u qertifikuan rezultatët e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, dhe asnjë urim nga liderët partiak për fituesin e zgjedhjeve.

Nuk dihet se edhe sa marifete do të ndodhin dhe edhe sa kohë do të duhet deri të dorzim-pranimi i pushtetit.

Të shpallën rezultatët, të qertifikohen emër për emër deputetët, pastaj serish të numrohen votat, dhe tu merrën mandatët disa deputetëve, kjo ndodh vetëm të na.

Këto marifete që po ngjajnë janë argument se sa e ëmbël paska qenë karrika njëzetvjeqare pushtetare, dhe sa e dhëmbshme qenka për t’a dërzuar atë.

Këto marifete janë argument se pushtetarët tanë më shumë paskan punuar për vehte dhe më pak për shtetin e Kosovës.

Po ashtu janë argumente se pushteti më tepër paska qenë privilegj se sa përgjegjësi.

E kam dëgjuar një anekdotë nga të moshuarit: Një njeri e paska dijtur ditën dhe orën e vdekjes së tij. Kur atij i vije kjo ditë, provon të fshihet. Vendin më të sigurt për fshehje e zgjedh oxhakun. Kur arrinë momenti i vdekjës, meleku (engjulli) që i merr shpirtërat e gjen të fshehur në oxhak dhe me ftyrë të mbuluar dhe të nxirë nga bloza e oxhakut dhe i thot: e ke dijtur se do të vdesish, pse nuk pranove të vdesish me faqe të bardhë por po vdesish me faqe të zezë!?

Të mësohemi nga vendet demokratike se si ato e bëjnë dorzim pranimin e pushtetit.

Të përkujtojmë aktin e pranim dorzimit të pushtetit në ShBA kur presidenti në largim ia shtërngon dorën presidentit në ardhje dhe ky që është në ardhje, si shenjë respekti ia siguron aeroplanin presidentit në ikje.

Edhe qeveria e Kosovës në ardhje duhet ta dijë, se pushteti nuk është pronë përsonale, e privilegj. Duhet ta dijë se vjen një ditë kur pushteti duhet dërzuar, dhe duhet ta dijë, se ajo forcë që ta jep pushtetin, po ajo një ditë edhe ta merr atë.

Sa larg demokracisë që jemi!

Lajme të përafërta

Të jetosh gjeografikisht në Europë, ndërsa jetën ta zhvilloshë sikur…

TV OPOJA
April 13, 2019

SAMIDIN EMINI: LUFTËTARI I UÇK-së, TË CILIT NUK I DIHEJ NISHANI

TV OPOJA
September 1, 2018

Momente krenarie…!

TV OPOJA
June 16, 2022
Exit mobile version