TV OPOJA
Aktuale

Rugova: Na duhen edhe tri vota për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Partitë opozitare në Kosovë deri më tani kanë arritur t’i mbledhin 58 nënshkrime të deputetëve për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.  

Kështu ka deklaruar deputeti i LDK-së, Naser Rugova, sipas të cilit opozita është në “gjah” edhe të tri votave të tjera për rrëzimin e Qeverisë aktuale.

Ai ka bërë të ditur se negociatat për rrëzimin e koalicionit qeverisës përfshijnë edhe deputetë të partive që janë në pushtet.

“I kemi 58 nënshkrime dhe na duhen edhe tri të tjera. Jemi duke biseduar edhe me partnerë brenda koalicionit. Me Nismën dhe të tjerë, por absolutisht jo me PDK-në. Po t’i kishim 61 nënshkrime do ta procedonim mocionin qysh sonte për rrëzimin e kësaj qeverie”, ka thënë Rugova, transmeton Telegrafi.

Lajme të përafërta

Gjobiten 924 persona për mosrespektim të masave anti-covid

TV OPOJA
May 2, 2021

Dumoshi: Prizreni, qytet ndër më të pasurit, në trashëgimi kulturore

TV OPOJA
October 15, 2020

KUJDES: Policia me aksion kundër përdorimit të telefonit gjatë ngasjes së automjetit

TV OPOJA
June 22, 2022
Exit mobile version