TV OPOJA
Ekonomi

Rritja e TVSh-së nga 8% në 18%, gastronomët paralajmërojnë protesta

Një ndryshim ka hyrë në fuqi nga 1 janari. Bëhet fjalë për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar e cila sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ishte 8 për qind. Megjithatë ky afat i paraparë me këtë ligj tashmë ka kaluar dhe TVSH’ja është rikthyer në 18 për qind. Gastronomët paralajmërojnë rritje të produkteve sepse edhe çmimet e mallrave të tjera tashmë janë rritur.

Përqindja e tatimit u kthye pas një viti e gjysmë që ishte 8 për qind pasi afati i dhënë sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike tashmë ka skaduar.

Ndërkohë gastronomët deklarojnë se rikthimi i tatimit nga 8 në 18 për qind do të ndikojë në rritjen e çmimeve të pijeve dhe ushqimeve në lokale, raporton rtk.

“Për neve është absurde. Ne detyrohemi automatikisht me bo rritje të çmimeve ndryshe s’mundemi me ja dalë”.

Nëse s’do të ketë ndryshim të këtij vendimi ata paralajmërojnë protesta./FrontOnline

Lajme të përafërta

KEDS thirrje qytetarëve të largojnë pajisjet elektrike nga priza, reduktimet e energjisë elektrike vazhdojnë

TV OPOJA
December 24, 2021

Minatorët paralajmërojnë greva e protesta nëse bisedohet për Trepçën

TV OPOJA
October 3, 2020

Në prag të fillimit të korrjeve

TV OPOJA
July 4, 2019
Exit mobile version