Në komunën e Prizrenit ka ndodhur dje një vdekje aksidentale.
Një person është rrëzuar nga pema me ç’rast ka ndërruar jetë nga lëndimet e pësuara.
“Rr. Sheh Emini, Prizren 01.10.2020 – 17:35. Viktima mashkull kosovar, është rrëzuar nga pema dhe ka pësuar lëndime të rënda. Viktimës i është dhënë tretmani mjekësor, por nga lëndimet e pësuara, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML, për obduksion”, thuhet në njoftim.