TV OPOJA
Aktualitet

Rreth 6 biznese dënohen nga inspektorati për mosrespektim të masave anti Covid në Dragash

Dje, me datë 21.08.2020, në orët e mbrëmjes janë dënuar rreth 6 biznese në Komunën e Dragashit të cilat nuk i kanë respektuar masat anti Covid të caktuara nga Qeveria e Kosovës.

Inspektorati sanitar nga niveli qëndror dhe komunal të shoqëruar nga Policia kanë bërë kontrollimin e bizneseve duke verifikuar nëse po respektohen masat anti-Covid, meqë rast janë dënuar 6 biznese dhe disa individë, raporton Kohapress.

Bizneset që janë dënuar janë nga 2 nga fshati Brodosanë, 2 nga fshati Buzes, 1 nga fshati Blaç, dhe një nga fshati Krushevë.

Inspektorati sanitar ka apeluar që t’i të gjithë t’i respektojnë masat e caktuara nga Qeveria e Kosovës e IKSHPK, duke theksuar se do të ketë kontrolla të vazhdueshme që të sigurohet që këto masa të respektohen.

Lajme të përafërta

Bukuritë natyrore në fshatin Xërxë të Opojës

TV OPOJA
May 11, 2019

Kryeministri Albin Kurti sot do të vizitojë Komunën e Dragashit!

Redaksia
June 3, 2023

Njoftim për kandidatët e konkursit për mësimdhënës klasor

TV OPOJA
September 27, 2020
Exit mobile version