TV OPOJA
Aktualitet

Rrëshqitje dheu në Restelicë: Kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet relevante

Deputeti Adem Hoxha ka kërkuar nga shërbimet kompetente që të reagojnë urgjentisht në Restelicë, pas rrëshqitjeve të dheut që kanë ndodhur në ditët e kaluara.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se lëvizja është e vështirësuar, teksa qasja në disa shtëpi është e bllokuar.

“Rrëshqitje të reja dheu kanë ndodhur në Restelicë. Rrëshqitjet që kanë ndodhur ditët e fundit dhe sidomos mbrëmjen e sotme, po rrezikojnë banorët.

Lëvizja tashmë është e vështirësuar. Qasja në disa shtëpi është e bllokuar”.

“Alarmoj të gjitha shërbimet kompetente që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm”, ka shkruar Adem Hoxha.

Lajme të përafërta

Kryetari Shabani don të heqë dorë ndaj projektit për Ujësjellësin nëse ai rikthehet në rivlerësim nga OSHP-ja

TV OPOJA
January 20, 2020

Kryetari i Dragashit Shaban Shabani vizitoi Myftiun Tërnava

TV OPOJA
November 10, 2018

Sonte fillon falja e namazit të natës, për komunën e Dragashit organizohet në xhaminë “Mehmet Kuklibegu” në Bresanë.

Redaksia
March 30, 2024
Exit mobile version