TV OPOJA
Aktualitet

Rrahje para një lokali në Dragash, një person bëhet për spital

Një qytetar në Dragash është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur para një lokali në Dragash, rreth orës 12:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash, nga ku është njoftuar patrulla policore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë një deklaratë nga viktima, i cili ka thënë se dy persona e kanë rrahur para një lokali.

Sinjali mëson se për shkak të lëndimeve, i njëjti është dërguar në Spitalin rajonal të Prizrenit, për trajtim të mëtutjeshëm.

Lajme të përafërta

Shtyhet seanca e jashtëzakonshme e asamblesë komunale në Dragash

TV OPOJA
January 18, 2022

DKA në Dragash, sot ka organizuar mbajtjen e garave “Olimpiada Matematike”

TV OPOJA
February 20, 2021

Akademi përkujtimore për nderë të ditës së Dëshmorëve të Sharrit

TV OPOJA
May 3, 2019
Exit mobile version