TV OPOJA
Aktualitet

Rrahje para një lokali në Dragash, një person bëhet për spital

Një qytetar në Dragash është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur para një lokali në Dragash, rreth orës 12:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash, nga ku është njoftuar patrulla policore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë një deklaratë nga viktima, i cili ka thënë se dy persona e kanë rrahur para një lokali.

Sinjali mëson se për shkak të lëndimeve, i njëjti është dërguar në Spitalin rajonal të Prizrenit, për trajtim të mëtutjeshëm.

Lajme të përafërta

31 vite nga vrasja e Vahidin Hajrizit në armatën popullore të Jogusllavisë

TV OPOJA
May 5, 2021

NJOFTIM: Ka humbur një tabel veture, pronari kërkon ndihmën e qytetarëve të Dragashit

TV OPOJA
June 2, 2022

BATJAR HALILI NGA ZAPLLUXHJA, DOKTORI MË I RI I SHKENCËS SË PSIKOLOGJISË!

Redaksia
March 29, 2024
Exit mobile version