TV OPOJA
Aktuale

Rezultati i testit të maturës, rreth 6 mijë dështuan – flasin nga Ministria e Arsimit

Nga rreth 22 mijë maturantë që iu nënshtruan rovimit të maturës, asnjë nxënës nuk ka arritur që t’i marrë 100 pikë.

Kështu tha në Radio Klan Kosova FM, Fatmir Elezi, shef i Divizionit për Standard, Monitorim dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit.

Elezi tha se vetëm një nxënës ka arritur të marrë 95 pikë derisa 77 i kanë mbi 90 pikë.

“Kemi rast me 95 pikë, ndërkaq vëtëm 0.4 për qind e nxënësve i kanë mbi 90 pikë, ose 77 nxënës janë mbi 90 pikë. Janë mbi 22 mijë maturantë”, tha Elezi.

Ai theksoi se rreth 6 mijë maturantët që nuk kanë arritur ta kalojnë provimin e maturës në afatin e parë do t’i nënshtrohen në afatin e dytë në muajin gusht.

Për të kaluar me sukses testin e maturës nga 100 pyetje një nxënës duhet t’i ketë 40 për qind prej tyre të sakta.

Lajme të përafërta

Ministria e Bujqësisë hap periudhën e aplikimit për subvencione me fond prej 25 milionë euro

TV OPOJA
May 30, 2019

Kontrabandim me mallra: Përmes kuajve u tentua të futeshin 260 kg duhan në Kosovë

TV OPOJA
April 21, 2021

Thaçi: Kundërshtarët e paqes nuk e duan marrëveshjen Kosovë-Serbi

TV OPOJA
November 12, 2018
Exit mobile version