TV OPOJA
Arsim

Rezultatet e testit të maturës në afatin e parë në Komunën e Dragashit

Kalueshmëria në ​ testin e maturës në afatin e parë në Komunën e Dragashit është 87.20%

Drejtori për Arsim në Komunën e Dragashit , MSc.Vloran Cenaj bëri të ditur se Komisioni Shtetëror i Maturës i ka bërë publike rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore 2020-të, në afatin e parë kalueshmëria në nivel komunal është 87.20%.

Gjithsej nxënës, që e kanë paraqitur Provimin e Maturës Shtetërore në Komunën e Dragashit kanë qenë 172, prej, të cilëve 150 e kanë kaluar në afatin e parë, ndërsa 22 nxënës, të cilët nuk e kanë kaluar në këtë afat do ta paraqesin në afatin e dytë, i cili do të mbahet në muajin tetor.

Drejtori Cenaj theksoj se Komuna e Dragashit e ka vlerësuar të suksesshëm rezultatin, pasi këtë vit testi është organizuar në rrethana pandemie, pastaj mësimi nuk është mbajtur në tre muajt e fundit të vitit shkollor, po ashtu nuk kemi pasur asnjë ankesë gjatë testimit, janë respektu të gjitha masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë dhe në bazë të udhëzuesit të Ministrisë së Arsimit.

Drejtori Cenaj nxënësve, të cilët e kanë kaluar testin ju uroj sukses për regjistrim në arsimin e lartë, ndërsa nxënësve, të cilët nuk e kanë kaluar në këtë afat, ju uroj sukses në afatin e dytë.

Testi i Maturës (afati i dytë) do të mbahet për 10 tetor 2020

Nga data 15-24 shtator, maturantët e mbetur për afatin e dytë do të mund ta paraqesin testin, rezultatet e të cilit do të bëhen publike më 16 tetor 2020. Nga data 19-21 tetor do të jetë afati i ankesave, rezultatet e të cilave, pas shqyrtimit do të publikohen më 23 tetor, për të shënuar kështu përfundimin e gjithë procesit të Maturës Shetërore për këtë vit.

Lajme të përafërta

Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi 80 vjeç të lajmërohën në QKMF për vaksinim! (Njoftim)

TV OPOJA
April 1, 2021

Ciceronët e ardhshëm nga Komuna e Dragashit vizituan disa nga vendet turistike në Komunën e Dragashit

TV OPOJA
May 4, 2019

Bora zbardh Opojën

TV OPOJA
April 15, 2020
Exit mobile version