Fajtore jemi te gjithe se bashku mesimdhenes, prinder, nxenes dhe institucione te arsimit te te dyja niveleve. Nese kjo hallke e bashkepunimit do kishte funksionuar siç duhet, rezultati nuk do mungonte.
Krijimi i raporteve me shume se miqesore mes mesimdhenesve dhe prinderve ( jo te gjithe) pamundeson nje vleresim te drejte nga ana e te pareve. Nderkohe prinderit vazhdojne te jene kerkues te notave te mira mundesisht(5) ani pse jane ne dijeni se femijet e tyre nuk e meritojne noten maksimale.
Ndersa e keqja e gjithe kesaj eshte futja e duarve te politikes ne arsim. Kete e kane kuptuar fort mire edhe femijet( nxenesit) te cilet i kane ne shkolle ose klase femijet e te “forteve” privilegjet e te cileve nuk mungojne qofte ne vleresim( note), sistemim ne klaset me te mira, tek kujdestari, mesuesi apo mesuesja “me e mire” edhe pse nuk e kane vendin aty.
Madje disa si parashutiste futen neper shkolla, ani pse me nje muaj e me shume vonese, pasi fillon nje vit i rregullte shkollor. Dhe kjo loje politikash e politikanesh po ndikon per te mire ose per te keq ne arsimin ne pergjithesi.
Kercenimet e prinderve e shantazhet ndaj nje mesimdhenesi/e e madje edhe drejtoret e shkollave pse nuk e noton nxenesin sipas deshires se tyre, vazhdojne te jene fenomen ne rritje ndonese nuk do duhej te ekzistonin. Femijet te cilet edhe po ushqehen me bindjen se kush eshte me i forti ka privilegje ne shkolle, po behen perpos “kurban” i mosdijes asgje me shume.
Testi PISA me shume se asnjehere duhet te na zgjoje nga gjumi. Nxenesit e dalluar te cilet vertete meritojne mbeshtetje nga institucionet arsimore, gjithmone po mbesin mbrapa. Jo per fajin e tyre, por te institucioneve. Pra zhgenjimi per nje pjese bukur te madhe te tyre fillon qysh nga bankat shkollore, gje qe edhe i detyron te mendojne per rruge tjera alternative, sikurse eshte ikja me çante ne krah drejte perendimit per nje te ardhme me te mire!
Autor : Valbona Musliu
©TVOPOJA