TV OPOJA
Kosova

Reagon Lendrit Iljazi zyrtar në kabinetin e Presidencës.

Lendrit Iljazi zyrtar i lartë ekzekutiv në stafin e u.d të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani nepermjet një postimi në facebook ka reaguar ndaj portalit “Peskopi” njofton televizioni Opoja.

Ky reagim vjen pasi që portali në fjal ka publikuar një artikull ku sipas zyrtarit të lartë nuk ka baz elemetrare e juridike në atë artikull.

Lendriti në postimin e tij theksoi: “Përderisa nuk ka asnjë amendament kushtetues i cili miratohet në Kuvend dhe i cili i kufizon kompetencat e u.d. të Presidentit, atëherë u.d Presidentja vishet me të gjitha kompetencat kushtetuese të Presidentit në momentin që fillon ushtrimin e detyrës”.

Ky është postimi i plotë:

Ja si duket një artikull tendencioz, i pabazuar dhe që shpërfaqë mos-njohuri elementare të situatës faktike e juridike në vend. U.d. e Presidentes, znj. Vjosa Osmani, NUK ka shkelur Kushtetuën. Këto amendamente kushtetuese, të cilave u janë referuar portali në fjalë, asnjëherë nuk janë votuar e as nuk kanë hyrë në fuqi. Pra, kanë mbetur vetëm propozim-amendamente, pa u materializuar.

Përderisa nuk ka asnjë amendament kushtetues i cili miratohet në Kuvend dhe i cili i kufizon kompetencat e u.d. të Presidentit, atëherë u.d Presidentja vishet me të gjitha kompetencat kushtetuese të Presidentit në momentin që fillon ushtrimin e detyrës.

Të paktën mundohuni të mos e shpërfaqni paditurinë e thellë. Kaq.

Lajme të përafërta

Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot qëndroi për vizitë në Dragash

TV OPOJA
April 9, 2020

Profesori Hajriz Meleqi, dërgon kritika të ashpëra ndaj Edi Ramës dhe gazetës “Lapsi”

TV OPOJA
January 17, 2020

Mbi 21 mijë persona braktisën Kosovën për një vit

TV OPOJA
June 30, 2019
Exit mobile version