TV OPOJA
Aktualitet

Reagon kryetari i LDK-së në Dragash ndaj përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje!

Kryetari i LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar ndaj lajmit” Me ardhjen në pushtet të “Qeverisë Hoti” zbutet papunësia në Dragash!” të publikuar në portalin opoja.tv.

Ai pretendon se në cilësinë e kryetarit të LDK-së në Dragash nuk ka dërguar asnjë list për personat të cilët janë punësuar në projektin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Selim Kryeziu thotë se keto akuzua nga përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash janë të pabaza dhe tejet të ulëta andaj kerkon që ai të publikoj listen e të punësuarve në ketë projekt.

Reagimi i plotë i kryetari të LDK-së në Dragash

Si kryetar i Degës së LDK-së në Dragash, unë nuk kam dërguar asnjë listë emrash, e as që kam ndonjë informat se kush janë anëtarët e LDK-së që janë punësuar në Komunë, siç pretendon përfaqësuesi i VV-së. Ju lutem publikoni emrat e “anëtarëve” të LDK-së që janë punësuar, ndryshe, s’kam si e quaj ndryshe këtë pretendim, pos shpifje e ulët.
‐—————–
“Sipas përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje dega në Dragash ky punësim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale është berë me lista partiake.
Ata thonë se antarë të punësuar në ketë projekt të MPS janë nga subjektet politike si Nisma Socialdemokrate, LDK-së,PDK-së dhe të AAK-së në Dragash”.

Lajme të përafërta

NJOFTIM për fermerët e Dragashit

TV OPOJA
June 22, 2022

Luhet finalja e turneut tradicional për nder të Epopes

TV OPOJA
March 7, 2023

Fahri Xharra: Opoja dhe Gora janë shqipatare

TV OPOJA
November 23, 2018
Exit mobile version