TV OPOJA
Sporti

Reagon kryetari i KF OPOJA, komunikatë për opinion

 

Komunikatë për Opinion
Dragash, 16.04.2019

Klubi Futbollistik “Opoja” në respekt të komunikimit publik dhe transparent me lojtarët, tifozët dhe gjithë banorët e komunës tonë zgjedh të ndaj disa nga shqetësimet,synimet dhe objektivat afatshkurtëra.

Siç është bërë e ditur publikisht edhe në media,pas shumë tratativave të gjata dhe bisedimeve me të gjithë akterët me datë 06 Janar 2019 marrim përgjegjesinë për të drejtuar Klubin me objektiva të qarta për ringrintjen,ristrukturimin dhe reformimin rrenjesor. Siç edhe mund të merret me mend,kur kanë filluar negocimet dhe na është berë ftesa për marrjen në menagjim,klubi po përjetonte situatën më të veshtirë që nga themelimi dhe rrezikonte të shuhej. Kjo na nxiti të marrim veprime të shpejta,pa humbur kohë. Pas disa takimeve paraprake me kryesinë e vjetër, me datë 20 Janar bëhet edhe dorëzimi i detyrës dhe qartësohen të gjitha detajet tjera që kanë të bejnë me bartjen administrative te përgjegjësit e ri. Më duhet të theksoj se gjatë këtij takimi një rol jashtëzakonisht konstruktiv e kanë luajtur veprimtarët e njohur  Ramadan Jashari, Sabit Lecaj dhe Hysen Bilalli që na inkurajuan dhe insistonin që bartja e përgjegjësive dhe dokumentacionit të behët sa më shpejt dhe pa vonesa, pasi ishim shumë vonë me kohë dhe ishim në prag të stinorit pranveror. Gjatë krejt kohës jemi kujdesur që tranzicioni në klub të ishte sa më i butë,pa pasoja dhe pa hatërmbetje. Për vetëm një muaj kohë kemi arritur të ringrisim një strukturë të qendrueshme dhe energjike prej 50 vetash duke përfshirë lojtarët,transferet e reja, tre trajnerë,fizioterapeutin dhe strukturat drejtuese.

Kuptohet se mbajtja e një klubi ka kosto të lartë financiare dhe shumë kokëçarje. Për herë të parë në historinë e këtij klubi,lojtarët kanë kontrata të punës dhe kompenzohen financiarisht për angazhimin e tyre,megjithëse shuma është simbolike në krahasim me kontributin e tyre por është vendos një bazë e mirë dhe gjithnjë do të kemi tendenca për permiresimin e të ardhurave financiare të lojtarëve. E njëjta gjë sa i përket kompenzimeve është edhe me stafin sportiv teknik. Gjithashtu klubi paguan kartonet e lojtarëve,fizioterapeutin,kontrollet mjekësore, medikamentet, pagesat për transferimet dhe librezat, kujdesin për lendimet fizike,ushqimin,etj. Jemi në procedurë finale edhe për siguracionin vjetor në rast të lendimeve dhe trajtimeve të kushtueshme. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se prej marrjes së detyrës deri më sot, investimi në klubin “Opoja” në masën 100 perqind është bërë nga mjetet financiare të kryetarit të klubit dhe familjes së tij. Dhe për ata që njohin rrethanat e kuptojnë se shuma e mjeteve është e lartë për standardin e Kosovës. Gjithashtu deklarojm publikisht se deri në këto momente komuna e Dragashit ka dhenë zero euro cent kontribut financiar për klubin.  E ftoj publikisht kryetarin e komunës apo udhëheqës të drejtorive përkatëse që të prononcohen nëse nuk është e vërtet kjo gjë! Premtime nga komuna ka patur  që do të ndihmohet diçka por gjithmonë duke ju nënshtruar procedurave të thirrjes publike sipas legjislacionit në konkurrencë të drejtë me të gjitha subjektet tjera sportive dhe kulturoro artistike. Pra, klubi futbollistik “Opoja” nuk do të këtë trajtim ndryshe,as përparësi në asnjë rast. Poashtu deri sa komuna të procedojë me thirrjen publike e procedurat e vlerësimit e përzgjedhjes i bie që kampionati do të përfundojë!

Kjo ishte sa i përket gjendjes financiare të klubit deri këto momente. Ndërsa sa i përket aspektit sportiv megjithë problemet me stërvitjet në terren të mbyllur,me gjithë  faktin se të gjitha ndeshjet  i luajm si mysafir (pasi nuk kemi stadium tonin),penalizimet që po na bejnë referet dhe kurdisjet e maliverzimet nga klubet kundershtare,ne kemi arritur disa fitore spektakolare dhe ofruar futboll të bukur. Për këtë i jemi falënderues lojtarëve të shkëlqyer që kemi dhe tifozërisë që po na ndjek në çdo ndeshje e po rritet çdo ditë e më shumë. Klubi është në gjendje të mirë,i motivuar dhe unik e solidar ndërmjet vete. Përkrahja nga njerzit e të gjitha grupmoshave është impresionuese. Jemi të demtuar nga mungesa e stadiumit i cili me gjithë investimet nga institucionet nuk po arrin të përfundojë tash e sa kohë për arsye të njohura tani më. Kjo situatë po na detyron që të gjitha ndeshjet ti luajm jashtë vendit,si mysafir, e kjo në logjiken dhe praktiken sportive është pa dyshim një hendikep i madh.

Në aspektin sportiv kemi arritur edhe  rekrutimin e disa lojtareve të ri,transferimin e disa lojtareve nga klubet dhe komunat tjera si dhe jemi në negociata për dy lojtar dhe një teknik sportiv  nga komuniteti goran që janë mjaf cilësor dhe na duhen në repartet ku kemi nevojë. Në aspektin institucional kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet komunale,Federaten e Futbollit të Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës,Rinisë dhe Sporteve. Poashtu kemi berë një marrëveshje bashkëpunimi për mbulimin medial me Tv Opoja dhe kemi pasqyruar shumicen e aktiviteteve me mbeshtetjen e portlalit të rendësishem në nivel të vendit “indeksonline”.  Këto kontakte të mira të kultivuara prej vitesh do ti materializojm në punë të mira në dobi të sportit dhe banorëve të komunës tonë. Pas anëtarësimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA shtrohet edhe nevoja e pershtatjes se bazes ligjore dhe të gjitha akteve tjera bazike te klubit  në perputhje me aktet normative të Federatës së Futbollit të Kosovës. Në këtë forme do të  gjenden mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e sporteve edhe në treven tonë.

Synim dhe objektiv afat shkurtër i klubit është që brenda një viti nga sot,përkatësisht kampionati 2019/2020 të kualifikohemi në ligen e parë të Kosovës. Në këtë kuptim, koncentrimi ynë maksimal është per stinorin vjeshtor ku edhe do të fillojë çdo gjë nga e para dhe përballja e madhe për kreun e tabelës. Për këtë na duhet përforcime me lojtar nga jashtë dhe freskime edhe të shtabit teknik-sportiv. Për të arritur këtë objektiv po bejmë përpjekje maksimale për të siguruar një bazë solide financiare afatgjate për klubin.  Strukturat kryesore të klubit tani më janë plotësuar dhe funksionojn mirë por me qenë se parimi ynë themelor mbetet gjithëperfshirja dhe transparenca perveç se jemi në negociata me shumë njerëz profesionist të sportit,shfrytezojm rastin nepërmjet këtij komunikimi ti ftojm për bashkëpunim sidmos kuadrot sportive që kanë operuar në vitet 1992-1998,pasi ata ishin bartës të aktiviteteve sportive dhe të rezistencës në kohë të vështira dhe përveç respektit të thellë që ndjejm për ta, ne kemi shumë nevojë për këshillat dhe frymen e tyre. Klubi futbollistik me emrin “Opoja” është themeluar në vitin 1992 dhe është riaktivizuar e shuar disa herë deri më sot por duke ruajtur në kohezion pasionin për futbollin të qindra të rinjeve lojtar dhe mijerave të tjerë tifoz. Duke ruajtur gjurmet e themeluesve,donatoreve dhe një armate të terë njerzish që kanë berë historinë përgjatë 3 dekadave të fundit.

Ditët e fundit u provokua një debat i pa arsyeshëm dhe ata që hapen debatin morrën përgjigjet dhe mësimet e duhura nga lojtarë, tifozët dhe popullata të cilen me shumicë dërmuese kundershtuan dhe shprehen indinjaten e tyre për pretendimet e tilla përçarese ne komunën tonë të cilat janë jashtë kohe dhe jashtë çdo logjike.

Synimi ynë është angazhimi dhe hapja e perspektivës ndryshe për të rinjët e komunës tonë dhe krijimi i një simboli identifikues në nivel vendi që do ta bente të njohur vendlindjen tonë të përbashkët edhe në fushën e sportit. Në këtë sens vleresojmë se ngritja e një klubi të sukseshem profesionist është interes publik dhe për këtë duhet ndihma e gjithësecilit prej nesh. Kush do që ka vullnetin të kontribuoj është i mirëpritur por edhe kush do që tenton të sabotoj apo shkaktoj huti e përçarje në treven tonë do ta presim me nje përgjigje të fortë siç e do zakoni! Nuk kemi qenë të interesuar dhe as që jemi për të diskutuar për të kaluaren. Jemi të preokupuar veç me rrezulltatet sportive. Por nëse insistohet përseri në provokacione të lojtarëve,tifozëve e popullatës ,përveç tjerash do detyrohemi ti hapim letrat një herë e mirë nga fillimi i viteve 90 deri sot.

Lojtarët,stafi mbështetës,tifozet dhe dashamirët duhet të ndjehen të qetë dhe komod. Të vazhdojn punët dhe obligimet e tyre bile ti intensifikojn përgatitjet tani në prag të dy ndeshjeve të rendësishme me Kf “Gjakova” dhe Kf “Rahoveci” i cili po tenton fort ta kap kreun e tabelës. Lufta e të mirës ndaj të keqes është e përhershme. Ne mund të tërhiqemi veç nga mungesa e rrezulltateve sportive. Asnjë pengesë tjetër nuk do të arrijë kurrë të na ndal. Zoti qoftë me ne!

Me respekt,
Ardian Muhameti
Kryetar
Klubi i Futbollit “Opoja”

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Me 19 shkurt, do të organizohet turneu tradicional i shahut në Dragash

TV OPOJA
February 11, 2023

Talenti 13 vjeçar nga Dragashi, udhëton drejt Danimarkës në kërkim të sfidave të reja

Redaksia
July 21, 2022

Përmbyllen aktivitet sportive të organizuara nga DKRS për nder të Pavarësisë (Video, Foto)

TV OPOJA
February 16, 2022
Exit mobile version