TV OPOJA
Kosova

Reagon edhe Shkëmb Manaj pas vendimit të PZAP-SË për anulimin e votave të ardhura me post

Edhe Shkëmb Manaj ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook ndaj vendimit të PZAP-IT për anulimin e votave të ardhura me post për kandidatët në komunën e Dragashit.

Vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Shteti ynë i ka mekanizmat ligjorë dhe kushtetues për të verifikuar nëse votat e mërgates për kryetar të Komunës së Dragashit, janë vullnet i shprehur i qytetarëve.

PZAP nuk ka pasur asnjë dëshmi të ndonjë qytetari të Komunës së Dragashit që jeton në mërgatë i cili ka dëshmuar që përkundër asaj që ai nuk ka votuar-vota e tij është regjistruar si e rregullt, prandaj, vendimi i saj, është i pabazuar, dhe si i tillë e ka deformuar një proces të rregullt zgjedhor.

Gjykata Supreme duhet ta vendos drejtësinë e bazuar në fakte. Vota e lirë duhet të mbrohet.
Bexhet Xheladini është kryetar Komune i zgjedhur me votën e qytetarëve të Dragashit. Kjo është e vërteta!

Lajme të përafërta

Merret vendim: Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri

TV OPOJA
June 7, 2020

Krasniqi: Nëse s’hiqen vizat, BE-ja po ia kthen shpinën Kosovës

TV OPOJA
November 11, 2018

Nga data 8 qershor rihapen çerdhet në Kosovë

TV OPOJA
May 31, 2020
Exit mobile version