TV OPOJA
Aktualitet

Reagon dega e PDK-së në Dragash ndaj deklaratave të Qamil Kollonit të LDK-së

Dega e PDK-së në Dragash ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook ndaj deklaratave të kryetarit të degës së LDK-së.

Qamil Kolloni në një prononcim për ATV ka thënë përveç se me PDK-NË me të gjitha subjektet tjera mund të bashkëpunojmë për bashkëqeverisje në Dragash.

Ky është reagimi i degës së PDK-së në Dragash

Qamil Kolloni – Qytetarët e Dragashit nuk mund t’i mashtroni sepse ata mashtrimin e juaj nuk e meritojnë

Marrëveshjet parazgjedhore nuk u zbatuan pas zgjedhjeve sepse pushteti aktual për pazare politike me synim përfitime përsonale, përvetësimin e pozitave politike dhe rehatimin e familjarëve te asambleistave te kontrabanduar po e bënë me çdo kusht për të siguruar pushtet për veti, e kjo është në interes vetëm të atyre që janë në pushtet ( konkretisht për z. Qamilin me kompani).

Fatkeqësisht, mashtrimin më së keqi do ta pësojnë qytetarët e komunës sonë, ngase kjo do të jetë në dëm të tyre e në dobi të pushtetarëve.

Pazaret për pushtet dolën në shesh, tashmë edhe publikisht, koalicioni në emër te ndryshimit (mashtrimit) nuk mundën me e nda kulaqin. Kulaqi nuk u nda sepse partitë e koalicionit me pangopësin e tyre, mungesën e kuadrava, apetitet dhe epshët e mëdha për pushtet filluan me u acarua mes vete dhe fajin filluan ta kërkojnë te opozita .

Sot në një tv, Qamil Kolloni paska deklaruar se nuk bashkëpunon me PDK-në në qeverisje lokale, ne i bëjmë me dije zotrisë ne fjalë se:
Partia Demokratike e Kosovës dega ne Sharr edhe pse jemi me numër më te madh te asambleistave ne jemi te deklaruar qe do te jemi në opozitë. Ju me metoda te joshjes dhe kontrabndimit jeni munduar por nuk keni arritur sepse ju jeni te njoftur në oponion për mashtrues.

Ne si opozitë nuk kemi kurrfar obligimi me ju sigurua numrat për realizimin e pazarëve tuaja me qellim mashtrimin e përvetësimin.
Ne nuk jemi bërë, as nuk do bëhemi asnjëherë pjesë e pazareve që veç për të mirën e qytetarëve nuk janë.
Ne do t’ju qëndrojmë besnik premtimeve e zotimeve të dhëna para secilit qytetar, bashkërisht me asambleistët tanë.

Ne si partia e parë do të jemi të përgjegjshëm para secilit qytetarë të komunës sonë, do të jemi të përgjegjshëm përballë secilit interes të qytetarëve, dhe do të përkrahim vetëm e vetëm punët e mira, nëse do të ketë të tilla, që do të jenë në funksion të së mirës së përgjithshme.


P.S.
Qamil, mos i thirr në telefon asambleistat e opozitës se me të vërtet po del jo serioz dhe hajgaregji në raport me deklaratat qe po i jep në publik

Lajme të përafërta

Urim Krasniqi: Shpresës po i humb shpresa.

TV OPOJA
November 24, 2018

Rrëshqitje dheu në Restelicë: Kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet relevante

TV OPOJA
December 7, 2021

Vazhdon bashkëpunimi në mes Drejtorisë së Arsimit në Dragash dhe IOM-Kosova

TV OPOJA
June 19, 2020
Exit mobile version