TV OPOJA
Aktualitet

Reagon dega e Partisë Demokratike në Dragash

Menjëher pas publikimit të rezultateve pas numrimit të votave me postë që e përmbysen rezultatin në Komunën e Dragashit, Partia Demokratike dega në Dragash ka reaguar nepërmjet facebookut.
Më posht po ua bashkangjesim shkrimin e plotë:
“Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të dashur qytetarë të Dragashit.
Nga ajo që sot pamë në QNR nga vëzhguesit tanë, shumica e votave me postë që kanë ardhur për Komunën e Dragashit, janë vota të manipuluara, të mbushura nga një dorë e vetme. Po ashtu, shihet qartë që zarfet janë të shënuara nga e njëjta dorë.
Nga ajo që u pa nga vëzhguesit por edhe nga mediat, u vërtetua informacioni që ka qarkulluar tash e disa ditë në Dragash, që pronarët e një agjencie turistike kanë mbushur zarfet dhe i kanë shpërndarë ato në 4 posta të ndryshme në Austri e Gjermani.
Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë që të filloj hetimet sa më parë dhe ti jepet fund keqpërdorimeve me votat me postë.
Jemi të gatshëm ti ofrojmë Prokurorisë gjithë informatat që i posedojmë për këtë krim ndaj demokracisë.
Askush nuk mund ta deformoj vullnetin e mijëra votuesve të Dragashit.
Kërkojmë nga KQZ dhe PZAP që të reagoj menjëherë për këtë krim dhe këto zarfe të mbushura nga një dorë e vetme, mos të përfshihen në rezultatet zgjedhore.
Në të kundërtën, ne jemi të detyruar t’i ndjekim të gjitha instancat ligjore për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Dragashit nga keqbërës që me metoda kriminale mundohen ta deformojnë rezultatin.”

Lajme të përafërta

Reagon dega e PDK-së në Dragash ndaj deklaratave të Qamil Kollonit të LDK-së

TV OPOJA
January 21, 2022

Lajmërim për Ankand publik për dhënien e pronës së paluajtëshme komunale dhe objekteve afariste në Dragash

TV OPOJA
November 15, 2018

Sërish ka reaguar Driton Ademi asambleist i PDK-së në Dragash ndaj prerjes së pishave në Bresanë

Redaksia
September 30, 2022
Exit mobile version