TV OPOJA
Aktualitet

Reagon Asambleisti nga komuniteti Goran, Nedžmidin Sejdilar, ndajë deklaratave të Fatir Berzatit

Asambleisti Nedžmidin Sejdilar nga komuniteti Goranë ka reaguar ndaj deklaratave të Fatir Berzatit ku ky i fundit në një emision televiziv në T7 kishte thënë:”Në Gore të Dragashit pas orës 18:00 në mbrëmje një organizatë humanitare nga Rusia po shpërndanë ndihma për komunitetin Goran”, raporton televizioni Opoja.

Ai njëherë kërkon nga televizioni T7 që të kërkojë falje për ketë skandal pasi që me transmetimin e këtij emisioni komunitetit Goran në Dragash po ju cenohet liria.

Kjo është deklarata e dërguar në Mediumin tonë nga z. Nedžmidin Sejdilar.

Para pak minutash kam vënë re në rrjetet sociale trillimet e të ashtuquajturit aktivist të vetëshpallur goran, i cili pretendon se ka zyra ruse në Gorë që gjoja punojnë në “errësirë” pas orës 18:00.
Dua të përmend se deri në atë moment kam pasur një opinion shumë pozitiv dhe të lartë për televizionin tuaj, por që kur lexova këto marrëzi, tani mendimi im për ju është shumë më i varfër.

Është e paimagjinueshme që të sillni në emision dikë që do t’ju rrisë në mënyrë të papërshtatshme vlerësimet me trillimet e tij pa menduar se me këto gënjeshtra po i mohoni lirinë e lëvizjes së një komuniteti që është
Kategoria Kushtetuese në Kosovë.
Është e papranueshme që ju etiketoni një komunitet për hir të shikueshmërisë dhe promovoni gjuhën e urrejtjes përmes transmetimit të deklaratave të mjegullt, të rreme dhe të turpshme dhe titujve pompozë.
Sot, kompania juaj mediatike mohoi me vetëdije lirinë e lëvizjes së një komuniteti dhe kështu kërcënoi sigurinë e tij. Ky është një skandal që mashtroi mbarë opinionin kosovar dhe më gjerë.
Domethënë, dua të theksoj se pas të pavërtetave të tilla të turpshme, asnjë Goran nuk mund të thotë lirisht se është goran në Prishtinë, Pejë, K. Polje dhe shumë qytete të tjera të Kosovës pa u shqetësuar për sigurinë e tij.

Pres që ju si televizion serioz t’i kërkoni urgjentisht falje popullit tim, gjegjësisht gjithë komunitetit goran, si dhe t’i shpjegoni gjithë publikut kosovar se ishte një trill i thjeshtë i një individi që nuk ka absolutisht asnjë peshë publike.

Me respekt
Nedžmidin Sejdilar
Këshilltar në, Komuna e Dragashit
Lëvizja për Gorën

Lajme të përafërta

Drejtoria e Arsimit dhe Organizata Jo qeveritarë THY, takim me nxënësit maturantë, me temë “Orientimi në karrierë”

TV OPOJA
April 30, 2019

BRODI – FSHATI JUGOR I BLEGTORISË DHE I TURIZMIT

TV OPOJA
May 28, 2021

Të rinjet po bëhen armik të shëndetit për vetën, familjen e gjith shtetin

TV OPOJA
March 17, 2020
Exit mobile version