TV OPOJA
Aktualitet

Reagimi i Shahadin Mejzini pas publikimit të reportazhit nga Televizioni 7

Ftesë e hapur për demantim të këtij titulli !..

“Ky është fshati i Dragashit ku nuk lejohet shëtitja e grave” !..

Sot një shqetësim të shëmtuar më krijoj një “Dëshmi” !.. E jo realiteti mediatik vazhdon të ndodhë në Telivizionin e -T7 ..Për qudi jemi akuzuar për ndalimin e femrave që të ecin të lira në fshatin tonë duke harruar festat e shëtitjeve pagane ,ato fetare e shekullore !.. Duke u bazuar në realitetin se sot femra e fshatit si në bujqësi, ashtu edhe në shëtitje e në familje i ndajnë në mënyrë propercionale punët me partnerët e tyre e ku për këtë gjë ndihemi krenar ! ..E unë betohem se liria dhe barazia ekzistojnë duke qenë prezente të realitetit ! ..

Fshati ynë ka femra të shkolluara, qofshin ato të brezit të ri, qoftë ato të brezit të vjetër! .. Sot jo vetëm në fshatin Kosavë, por edhe në të gjitha fshatrat e Opojës së Dragashit ka edukim dhe emancipim të gruas si në aspektin politik ashtu edhe në aspektin moral e jetësor! .. Fshati Kosavë njihet si fshat i artit, sportit dhe kulturës e edukimit ! .. Duke ju rikujtuar se në shkollën e fshatit përqindja e mësuesëve klasorë janë vetë femrat, e duke shkuar me tejë, fshati ynë ka shumë ekonomiste, ingjiniere etj., vequar Doktoreshën Besa Kolloni ,Farmacisten Fitore Mejzini, Biologen Hanomshahe Kolloni ,Ekonomiste Fitore Mejzini duke vazhduar më shumë femra të shkolluara e që vazhdojnë shkollimin Posuniversitar, Universitar, atë të mesëm e fillorë në drejtime të ndryshme !..

E në aspektin sportiv po veçoj Sportisti i mundjes të ndjerin Ridvan Kalanderi !.. kampionin e fucalliut Mentor Mejzini, ku përfaqëson dy kombëtare atë të Kosovës dhe Shqipërisë, artistin dhe grafikun me përmasa ndërkombëtare Halim Mejzini e shumë të tjerë perfshirë dhe shkollën shqipe të një shekulli më parë të fshatit..dhe T7 kur e ka marr inqizimin ka qenë koha kur femrat mund të kenë qenë në punë ose në shkollë dhe veq pensionistët e bujqit mund të takohen në atë kohë të drekës e !.. E sot na paski shkruar titullin më të shëmtuar te mundshem T7..Dem antoj cdo fjali keq interpretuar nga T7 të individit në fjalë dhe te T7 dhe ku ju kujtoj T7 se Opoja e Kosava shquet për arsimin, kulturën e traditën dhe emancipimin e gruas! .. Prandaj me respekt për ju miq ky shkrim i dedikohet realitetit jo normal të këtij titulli të shëmtuar të T7.

Sidoqoftë T7 për klikimet e veta e titullon titullin e individit e jo realitetit !..

Me respekt prof.Sh.Mejzini!

https://youtu.be/F1IQHA1T34k

Lajme të përafërta

Vonesat e pakuptimta të ndërtimit të rrugës Zhur-Sharr-Brod po marrin fund

TV OPOJA
June 2, 2021

Xheladini: Rreth 200 dëshmi të mërgatës e faktojnë fitoren tonë në Dragash

TV OPOJA
November 22, 2021

Tryezë për shqetësimin e banorëve të fshatit Buçe mbi operimin e gurthyesit (Video, Foto)

TV OPOJA
January 24, 2020
Exit mobile version