TV OPOJA
Aktualitet

Reagim nga Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Sharr për shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme të asamblesë komunale

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Sharr nepermjet një postimi në llogarinë e tyre në Facebook kanë reaguar në lidhje me shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme të asamblesë komunale në Dragash raporton televizioni Opoja.

Ky është reagimi i tyre në Facebook:

Shtyerja e sotme e seancës së Kuvendit Komunal në Sharr tregon nevojën për të përfituar në kohë nga partia në pushtet në përpjekjen e tyre për të bërë shantazhe e pazare.

Sot, me kërkesën sa të pabazuar ligjërisht, aq edhe jo serioze të kryetarit të komunës, është shtyrë seanca e Kuvendit Komunal në Sharr, e cila ishte thirrur si e jashtëzakonshme, me të vemten pikë të rendit të ditës: zgjedhjen e nënkryetarit nga rradhët e komuniteteve.
Sigurisht që detyrimisht LDK-së po i duhet të përfitoj në kohë, sepse nuk i ka numrat për zgjedhjen e nënkryetarit nga rradhët e komuniteteve. Siç kanë deklaruar edhe vetë në takimet e zhvilluara në negociatat që kishim pas shpalljes së rezultateve, LDK-ja, është në borgje ndaj partisë JGP, të cilës me çdo kusht po tentojnë t’ia sigurojnë numrat për t’ia votuar propozimin që kanë për nënkryetar. E, siç edhe e kemi thënë, ne ndaj borgjeve të të tjerëve, as nuk ndihemi e as nuk jemi të obliguar.

Qëndrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe grupit të asambleistëve tonë dihet qartazi dhe është i pakthyeshëm: ne nuk kemi asnjë përgjegjësi në sigurimin e votave për partinë në pushtet dhe për ne është i papranueshëm secili propozim që vije nga partia JGP për arsyet që tashmë i kemi sqaruar për opinionin e gjërë publik, marrë parasyshë linjën e gabuar politike që ka ndjekur tradicionalisht ky subjekt politik.

Ftojmë kryetarin e komunës dhe akterët e tjerë të LDK në Sharr që të ndalin përpjekjet për shantazhe të asambleistëve të LVV në Sharr.
Është përgjegjësi e LDK-së sigurimi i numrave për propozimet që vetë ajo nxjerrë, njëjtë sikurëse konsituimi i secilit intitucion komunal.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të jetë opozitë konstruktive, sikurëse që do të luftojë gjithnjë kundër tendencave nepotiste e korruptive, pazareve politike e tentativave për rrënimin e integritetit institucional, të cilat i sjellin dëme të pariparueshme komunës tonë.

LVV – Qendra Sharr,
18 janar, 2022

Lajme të përafërta

Kushtrim Reshiti është vlerësuar me Çmimin e Parë në Konkursin për poezinë më të mirë në gjuhën angleze

TV OPOJA
May 10, 2019

Nesër në Dragash për disa orë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike!

TV OPOJA
November 23, 2021

Drejtoria e Arsimit në Dragash dhe OMK për herë të parë organizojnë Olimpiadën e Matematikes

TV OPOJA
February 23, 2019
Exit mobile version