TV OPOJA
Aktualitet

Reagim ndaj koordinatorit të qendrës së Vaksinimit të QKMF-së në Sharr!

Ditë më parë redaksia e televizionit Opoja, kishte publikuar një shkrim i cili kishte të bej me një vendim të nxjerr nga komuna e Dragashit, me datë 1 Prill 2020, ku kjo e fundit ftonte qytetarët me sëmundje kronike, të bejn aplikimin për të marrë vaksinen kundër Covid-19.

Nisur nga ky njoftim i komunës së Dragashit, Demir Reshiti, i cili ishte i prekur nga Covid-19, kishte aplikuar fizikisht në QKMF të Sharrit, por që ende nuk kishte marrë ndonjë njoftim për dhënien e vaksinës.
Keshtu që ai kishte ber një reagim në profilin e tij zyrtare në Facebook, e ketë reagim e kishte publikuar edhe redaksia e televizionit Opoja.

Nga ky reagim i qytetarit i publikuar në portalin tonë ishte kundërpërgjigjur, Koordinatori i qendrës së Vaksinimit në Sharr, duke treguar se kush është fajtori në ketë rast.

Por nuk shkoj gjatë dhe ne në redaksi kemi pranuar një email nga zotëri Demir Reshiti, i cili dëshiron të i kundërpërgjigjet Koordinatorit në rastin në fjalë.

Ky është reagimi i pranuar nga redaksia editoriale e televizionit Opoja.

Përshendetje tv Opoja.

E lexova reagimin e koordinatorit të vaksinimit dhe pavarësisht se nuk më përmend mua me emër, aludimi i tij është i qartë se ka të bëj me mua kur thekson se: (cit) komuna e Sharrit nuk është fajtore nëse dikush ka apliku onlline…
Në reagimin që kam bërë unë në faqen time në fb (prej nga e ka marrë lajmin tv Opoja) kam theksuar qartë se kam aplikuar për vaksinim bazuar në njoftimin e komunës të datës 1 prill 2021, e në atë njoftim faksimilin e të cilit edhe e kam postuar janë ftuar të aplikojnë për vaksinim edhe të sëmurët kronikë.
Konform atij njoftimi unë kam aplikuar në QKMF në Sharr në mënyrë fizike (jo onlline siç pretendon z. Karimani) dhe kam dorëzuar të dhënat që kërkoheshin në njoftim bashkë me vërtetimin e mjekut specialist se bëj pjesë në grupin e përsonave me sëmundje kronike) si dhe kopjen e letërnjoftimit bashkë me adresen dhe numrin e telefonit.
Këtë mund ta vërtetoni fare lehtë në regjistrin e vaksinimit përkatësisht te infermierja e cila i ka pranuar dokumentet e mos të paragjykoni se paskam aplikuar ‘onlline’!
Nuk e kam të qartë pse ky mllef e shqetësim i koordinatorit?! Fundja unë si qytetar kam të drejten time të reagoj dhe të kërkoj sqarim nga ata që e kanë bërë njoftimin (në këtë rast komuna e Sharrit). Po ta kishte bërë Ministria, do të kisha kërkuar sqarim nga ajo e jo nga komuna!
Me respekt,
Demir Reshiti

Lajme të përafërta

“Opoja Vallëzon” edicioni i pestë, shtetet pjesmarrëse dhe informacione rreth organizimit

TV OPOJA
July 16, 2023

Vazhdojn reshjet e borës, problem të shumta në komunikacion, flasin nga Inspektorati komunal!

TV OPOJA
February 5, 2020

Memli Krasniqi premton transformimin e komunës së Dragashit në mandatin tjetër 4 vjeçar.

TV OPOJA
September 4, 2021
Exit mobile version