TV OPOJA
Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje, Reagim lidhur me mungesën e kushteve elementare për zhvillimin e procesit mësimor nëpër shkollat e komunës së Sharrit.

Edhe pse temperaturat kanë shënuar rënje drastike, dhe këto rënie janë tejet të theksuara në zonat sikur komuna e Sharrit, udhëheqësia lokale, saktësisht Drejtoria Komunale e Arsimit në Sharr, nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme në lidhje me këtë çështje.

Temperaturat e ulëta po e pengojnë dukshëm efikasitetin e mësimnxënjes në shkollat fillore nëpër fshatrat e komunës tonë.
Dukuria e mungesës së ngrohjes nëpër objektet shkollore është bërë traditë nga udhëheqësit komunal. Edhe pse e dinë që zona jonë njihet për temperatura të ulëta dhe stina e dimrit troket më herët e më fortë, prap se prapë çdo vit kemi përsëritje të situatës me të njëjtin problem.

Prandaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! e Sharrit, duke ndarë shqetësimin me nxënësit dhe prindërit e tyre në lidhje me këtë çështje, kërkon nga DKA (Drejtoria Komunale e Arsimit) në Sharr të merren masat e nevojshme në lidhje me sigurimin e mjeteve të nevojshme për ngrohjen e objekteve shkollore, në mënyrë që procesi mësimor të zhvillohet normalisht, dhe që mos të shëndrrohen objektet shkollore si vend i problemeve shëndetësore që po u shkaktohen nxënësve nga kjo neglizhencë e tyre.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
22 tetor, 2018

Lajme të përafërta

Lajmërim për Ankand publik për dhënien e pronës së paluajtëshme komunale dhe objekteve afariste në Dragash

TV OPOJA
November 15, 2018

Afro gjysmë milioni euro pensione për persona të vdekur

TV OPOJA
June 13, 2022

MASHT nuk arrin t’a ndalë kopjimin në testin e maturës, nxënësit praktikojnë metodën e vjetër

TV OPOJA
July 2, 2019
Exit mobile version