TV OPOJA
Aktualitet

Reagim lidhur me shkrimin në faqen e rrejshme “Komuna e Dragashit”

Shkrimi në faqen “Komuna e Dragashit” është keqdashës dhe nuk paraqet informacion të saktë se në fshatin Bellobrad në komunën e Dragashit ka të infektuar sipas IKSHPK. Ky tekst është jo profesional, tendencioz dhe i pa bazuar me burime dhe informacione, duke përgënjeshtruar se në komunën e Dragashit konkretisht në fshatin Bellobrad paska të prekur me COVID-19.

Komuna e Dragashit, fton jo vetëm faqen e rrejshme “Komuna e Dragashit”, por secilin medium të marrin informacionet zyrtare dhe të sakta para se t’i plasojnë në opinionin publik.

Komuna ndjen për obligim të informojë të gjithë qytetarët dhe mjetet e informimit se të dhënat në shkrimin e faqes së rrejshme nuk paraqesin të vërtetën, sepse kryetari i komunës z. Shaban Shabani nuk e ka konfirmuar një lajm të tillë.

Autori i tekstit ka qenë tendencioz, ndaj edhe ka dhënë informacione të tilla të rrejshme në një kohë kur njerëzimi po përballet me këtë sfidë.

Sa për njoftim korrekt të opinionit, komuna e Dragashit nuk ka për momentin të prekur nga Covid-19.
Ne i garantojmë të gjithë qytetarët se raportimi i këtyre ngjarjeve do të jetë transparent dhe gjithmonë i verifikuar nga stafi shëndetësor lokal dhe IKSHPK.

Lajme të përafërta

Ermali nga Plava e Opojës, kontrat me klubin nga Bundesliga.

TV OPOJA
November 26, 2020

Pas 38 vitesh në arsim pensionohet Hysen Tytyri, drejtori i SHFMU “Ulina”, emërohet edhe u.d. Behar Guri

TV OPOJA
October 31, 2023

Vetëvendosje dërgon sërish akuza në adresë të LDK-së në Dragash!

Redaksia
August 15, 2023
Exit mobile version