Kur pas Hagës, Haradinajn e priten si hero, m’u duk e tepruar ( e çfarë pastaj se doli i pafajshëm? Ky është heroi?). Kur e bënë kryeministër m’u duk se u tejkalua fare. Edhe niveli intelektual e kulturor nuk më linte të mos mendoja se vazhdojmë promovojmë “heronj”, se nuk kemi heronj. Kur i vuri taksën Serbisë, fillova ta shoh ca më ndryshe. Kur nguli këmbë të mos e heqë, mendova se nuk kemi patur ndonjëherë, së paku në këto 30 vjet, dikë që të mbrojë me kaq dinjitet një sovranitet shteti shqiptar. Sot kur pashë në TV dorëheqjen, kur lexova “ jemi vend i vogël po nuk mund të na poshterojë kush”, “ dua të paraqitem në gjykatë jo si Kryeministër, por si qytetar i thjeshtë” qeveritë ndërrohen, nderi i shtetit të ruhet”., e ndava mendjen( atë timen). Ky njeri meriton të jetë aty ku ishte përsëri. Të bëfsha kulturën, intelektualizmin, poltikanizmin…o cilido lider shqiptar në Shqipëri a Kosovë qofsh! Ramushi jua futi të gjithë me atë që ju mungon më shumë, KARAKTER- in”. … M’u kujtua që në kampionatin europian në Francë, nuk morëm në kombëtare, tamam atë që na mungonte më shumë me dekada: sulmuesin brilant. Dhe flakëm Milot Rashicën. ( shihni ku është e ç’po bën sot). ..Mos mendoni që nuk ka lidhje… …Kush na mallkon a “ na e fut” kështu vallë?…Se vend pa vlera, dihet që nuk ka në botën tonë të vogël. Te ne problemi është që vlerat mohohen, shkelmohen… …Ka ardhur koha të mblidhen të gjithë palët e shqiptarëve nga të dy a më shumë anët e Ballkanit, e të vendosin çfarë të marrin me të mirë nga njëri – tjetri. Pastaj vjen bashkimi.
Prof. Dr. YLLI PANGO