TV OPOJA
Aktualitet

Ramazan Fetahu nga Opoja e Sharrit u anëtarësua në Lëvizjen Vetëvendosje

Ramazan Fetahu nga Opoja e Sharrit u anëtarësua në Lëvizje. Bashkë me kryetarin e Qendrës së Sharrit, Ibrahim Ajupi, e mirëpritëm në VETËVENDOSJE!.

Ramazan Sh. Fetahu, është i lindur në fshatin Kuk të komunës së Sharrit. Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, për të vazhduar atë të mesmen në Prizren. Studimet Bachelor, dega Teologji, i mbaroi në Tiranë dhe më pas vazhdoi për Master në Filozofi në Universitetin e Tiranës. Aktualisht është në vitin e fundit të studimeve të doktoraturës në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës, dega Orientalistikë.

Është autor i dy librave “Ecja Ime” dhe “Filozofia morale e Farabiut”, si dhe i disa punimeve shkencore të botuara brenda dhe jashtë vendit. Fusha studimore e tij është filozofia perëndimore dhe ajo islamo-arabe si dhe zgjatjet e këtyre në mendimin dhe idetë e shqiptarëve, ku edhe e ka të fokusuar punimin e temës së doktoraturës. Është njohës i gjuhës shqipe, angleze, turke dhe arabe.

Sharri për këto 20 vite nuk ka qenë larg vetëm me distancë, por është lënë larg çdo investimi e interesimi për shkak të keqqeverisjeve qendrore e lokale. Një përqindje e madhe e popullsisë, e veçanërisht e rinisë nga kjo zonë, kanë migruar e migrojnë jashtë vendit ose komunës. Kjo duhet dhe do të ndryshojë.

Sharri lëviz drejt ndryshimit me VETËVENDOSJE!-n që është infrastrukturë për progres e demokraci. Ne duhet ta bëjmë të jetueshme çdo komunë, qytet, qytezë e fshat të Republikës.

Lajme të përafërta

Breshër në Dragash

TV OPOJA
July 4, 2019

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Redaksia
November 13, 2022

Shporta për riciklimin e mbeturinave në shkollën e Bresanës (Video)

TV OPOJA
November 22, 2018
Exit mobile version