TV OPOJA
Covid19 Dragash

Ramadani: Të mbahen maskat dhe të respektohet distanca

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, tha se kufizimet në lëvizjen e qytetarëve kanë pasur efektin e duhur dhe kanë shpëtuar jetëra njerëzish.

Por, ai ka apeluar që edhe më tutje të vendosen maskat dhe të ruhet distanca.

“Situata epidemiologjike është më e qëndrueshme. Kemi kaluar nëpër një etapë ku mesi i epidemisë ka qenë në muajin prill. Situata asnjëherë nuk na ka dalë jashtë kontrollit. Unë mund të them se duke mbajtur këtë situatë kemi shpëtuar jetë të njerëzve. Ka qenë e frikshme se ku do të mund të përfundonim po të mos respektonim masat e ISHKPKS-së. Është e mundshme të ndodh edhe faza e dytë e Coronavirusit. I kemi masat adekuate edhe nëse ndodh një gjë e tillë”, tha ai, raporton televizioni Opoja.

Lajme të përafërta

Buxheti për shërbimet sekrete amerikane u rrit në vitin 2018

TV OPOJA
October 31, 2018

Elvis Naçi reagon lidhur me shpifjet me të cilat etiketohet Imami

TV OPOJA
November 20, 2018

Shteti në aksion, vetëm dje 16 persona përfunduan nën prangat e policisë

TV OPOJA
May 3, 2021
Exit mobile version