TV OPOJA
Kosova

Qytetarëve në Kosovë do t’u bëhen teste të temperaturës

Qytetarëve në Kosovë do t’u matet temperatura përmes disa testeve.

Këtë e ka paralajmëruar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se kjo do të bëhet në ditët e ardhshme.

“Në ditët në vazhdim, bashkërisht me qytetarët, bashkërisht me juve, do të zhvillojmë teste të teperaturës, kampanjë informuese vetëdijsuese për të gjithë ne, dhe për këtë do t’ju informojmë me kohë”, tha Vitia në konferencën për media ku njoftoi për masat lehtësuese nga e enjtja.

Ai ritheksoi se me lehtësimin e masave kufizuese, do të bëhen të domosdoshme përdorimi i maskave, mbajtja e distancës dhe higjena.

Lajme të përafërta

Nga përdorimi i armëve ilegale, 29 të vdekur këtë vit në Kosovë

TV OPOJA
November 4, 2018

Florent Ukaj betohet si asambleist në Kuvendin komunal të Prizrenit

TV OPOJA
December 10, 2021

Afër përmbylljes njohja e patentë-shoferëve të Kosovës në Gjermani

TV OPOJA
April 23, 2021
Exit mobile version