TV OPOJA
Ekonomi

Qeveria merr vendim: Mjekët dhe profesorët nga tani do ta deklarojnë pasurinë

Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publik që duhet ta deklarojnë pasurinë.

Ky vendim ka ardhur me kërkesë të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, raporton FrontOnline.

Ai ka thënë se tashmë është bërë një kategorizim i ri i zyratrëve publik për deklarim të pasurisë.

“Ky projektligj parasheh disa risi. Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë që përfshinë edhe disa kategori. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët e licencuar që ushtrojnë veprimtari në institucionet publike dhe profesorët e universiteteve publike”, ka thënë ai.

Përndryshe, Projektligji me ndryshime për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave tani e pret miratimin edhe në Kuvend./FrontOnline

Lajme të përafërta

Mjeku nga Opoja, Fitim Karimani i shkruan kryeministrit Kurti nga kufiri.

TV OPOJA
March 14, 2020

BEDRI HALIMI PAKËZ GJEOGRAFI PËR AGIM BAHTIRIN

TV OPOJA
April 17, 2020

Oda Amerikane kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti, kërkojnë nga Kuvendi të mos votojnë pro tërheqjes

TV OPOJA
June 22, 2022
Exit mobile version