TV OPOJA
Aktuale

Qeveria fajëson Serbinë për mosanëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Qeveria e Kosovës, me anë të një komunikate, ka shprehur zhgënjimin për mosanëtarësimin e shtetit në INTERPOL.

Sipas Qeverisë, fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe një herë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik.

“Votimi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare u bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk do të duhej t’i gëzohej këtij fakti”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. Qeveria e Republikës së Kosovës falënderon të gjitha shtetet që votuan për, si dhe të gjithë ata që u përpoqën ta ndihmojnë Kosovën në këtë proces të rëndësishëm.

Kosova do të vazhdojë konsolidimin e institucioneve të saj dhe në një të ardhme shumë të afërt do të jetë edhe anëtare e plotë e INTERPOL-it. 

Lajme të përafërta

Ministria e Punëve të Jashtme ka një pralajmërim për bashkatdhetarët që duan të nisen për Kosovë

TV OPOJA
June 5, 2020

Driton Selmanaj- Albulena Haxhiut: Mos fol gojë, pa nevojë

TV OPOJA
November 19, 2021

Kosova shkëput kontratën me Serbinë për blerjen e infuzioneve, thotë Ismaili

TV OPOJA
June 26, 2019
Exit mobile version