TV OPOJA
Aktuale

Qeveria e Kosovës tregon pse u ndërmor aksioni policor në Mitrovicë

Përmes një kumtese Qeveria e Republikës së Kosovës ka sqaruar pse është marrë aksioni i sotëm në Mitrovicën veriore, transmeton Koha.net.
Ajo ka thënë se aksioni policor në veri të Kosovës që ndërlidhet me ndalimin e disa të dyshuarve për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, është realizuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas kumtesës, veprim policor ishte në pajtim të plotë me ligjin, konform urdhrit të Prokurorisë Speciale, dhe nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me asnjë zhvillim politik. Qeveria e Kosovës siguron të gjithë qytetarët se shteti i Kosovës dhe organet e tij të rendit, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk do të orientohet kundër asnjë grupi etnik apo politik.
Në kumtesë Me këtë rast, Qeveria e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, subjekteve politike, kryetarëve të komunave, posaçërisht atyre në veri dhe organeve të tjera, që të kontribuojnë në mbajtjen dhe avancimin e qetësisë publike, në shërbim të paqes dhe stabilitetit.
Është më rëndësi që askush të mos bie pre e dezinformatave të ndryshme. Ruajtja e rendit dhe respektimi i ligjit është në interes të të gjithëve në Kosovë, përfundon kumtesa.

Lajme të përafërta

Tahiri: Mos liberalizimi i vizave, thikë pas shpine për Kosovën

TV OPOJA
November 10, 2018

Turne në volejboll organziuar nga Rinia Demokratike në Dragash (Video, Foto)

TV OPOJA
November 27, 2018

Hoti: Pas 100 ditë qeverisje, kemi ulur drastikisht numrin e viktimave dhe të infektuarve

TV OPOJA
October 3, 2020
Exit mobile version