TV OPOJA
Aktuale

Qeni i Sharrit apo Deltari Ilir

Shkruar nga Muharrem Qafleshi

Qeni i Sharrit apo Deltari Ilir me mijëra vite në Gadishullin Ballkanik përkujdeset për dhentë dhe lufton me guxim për t’i mbrojtur ato. Në malësinë e Sharrit gjatë shekujve te ky qen është mbëltuar guximi dhe trimëria, meqë pronari i kërkonte pikërisht këto cilësi nga ai. Është një qen besnik dhe mbrojtës dhe vetëmohues i pronarit, familjes si dhe grigjës së tij. Bashkëpunon shkëlqyeshëm me pronarin, është i ftohtë dhe i dyshimtë ndaj të huajve, por jo i lig ose agresiv i papërmbajtur. Është qen i zgjuar dhe i pavarur, di të jetë mjaft kokëfortë, por i nënshtrohet stërvitjes po të trajtohet me autoritet dhe durim. Ka një trup të lidhur mirë, muskulor dhe më eshtra të fortë. Ka gëzof të dendur, që e mbron nga ndikimet e motit të ftohtë, me ngjyrë të ndryshme.

Lajme të përafërta

Borëpastruesit nga mëngjesi në aksion, Zyrtari për informim thotë se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme

TV OPOJA
January 10, 2022

Komuna e Dragashit bën të ditur vendin për ndërtimin e stadiumit

TV OPOJA
June 22, 2022

Kf Opoja ndeshjen e radhës do të zhvillojë kundër Kf Pashtrikut

TV OPOJA
November 18, 2018
Exit mobile version