TV OPOJA
Aktuale

Qendra informuese për Shëndetin e Gruas në Dragash

Qendra informuese për Shëndetin e Gruas

Qendra Informuese në Dragash është e hapur çdo ditë pune për të gjitha gratë e vajzat e Dragashit, si dhe partneret e tyre. Orari i sesioneve është  i publikuar në QKMF në Dragash, ne uebfaqen e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë si dhe grupin në rrjetet sociale të Qendrës – Klasat për Nëna.

Themelimi i Qendrës në Dragash shënon pikën e 9-të në Kosovë që inkuadron programin edukativ të qendrave si pjesë të shërbimit ditor për shëndetin e nënës dhe fëmijës në nivelin primar. Qendra “Klasat për Nëna” në Dragash ofronë shërbime edukative, aktivitete të mirëqenies fizike dhe psiqike, informacione këshilluese për kujdesin para dhe pas lindjes, depresionin e pas lindjes, ushqyerjen me gji, kujdesin për të sapolindurin, të ushqyerit e foshnjës, imunizimin si dhe kujdesin ndaj fëmijës, u shpreh përfaqësuesja e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, Albiona Beselica Beha.
“Banka Raiffeisen vazhdimisht i ka kushtuar vëmendje të veçantë përkrahjes së shëndetësisë meqenëse shëndetësia është një fushë më specifike. Ne jemi shumë të kënaqur që mund t’iu ofrojmë nënave të reja qendra edukative si kjo. Banka Raiffeisen mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar shëndetësinë,” u shpreh z. Robert Wright, drejtor i Bankës Raiffeisen.
Që nga viti 2014 kur u themelua ky program, Klasat për Nëna janë të shtrira ne 8 komuna të Kosovës: Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren, Kaçanik, Pejë, Shterpcë dhe Dragash.

Lajme të përafërta

Veseli thumbon LDK-në: Ne nuk gjuajmë me karrige

TV OPOJA
July 2, 2019

Rrahje në Dragash, tre persona të lënduar

TV OPOJA
November 5, 2018

Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin

TV OPOJA
June 22, 2020
Exit mobile version