TV OPOJA
Aktualitet

PZAP merr vendim për ankesën e PDK-së në Dragash

Avokati i angazhuar nga Partia Demokratike e Kosovës dega në Dragash, Faton Fetahux ka njoftuar se PZAP ka miratuar në tërsi ankesen e tij, rreth dyshimeve për votat nga diaspora.

Postimi i plotë:

Jam jashtëzakonisht i lumtur që në cilësi të avokatit u angazhova për vendosjen e drejtësisë për bashkëqytetarët e mi të Dragashit, vullneti i të cilëve i shprehur në mënyrë demokratike, u tentua të manipulohet padrejtësisht përmes votave të pranuara me postë të cilat, fatkeqësisht, ishin cenuar në mënyrën më të rëndë.

Në cilësi të përfaqësuesit të autorizuar të z. Shaban Shabani, kandidat për kryetar i komunës së Dragashit, sapo pranova vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, se ankesa që kam parashtruar është miratuar në tërësi si e bazuar.

PZAP ka konstatuar si të bazuara argumentet që kemi ngritur për sa i përket organizimit, orkestrimit dhe manipulimit të vullnetit të qytetarëve që jetojnë jashtë vendi, duke e devijuar kështu edhe vullnetin e rreth 12.000 votuesve, të cilët në mënyrë të lirë dhe demokratike shprehen vullnetin e tyre politik më 14 nëntor.

E përgëzoj kryetarin z. Shabani për besimin e palëkundur në drejtësi dhe që ju bashkua pa hezitim bindjes time të thellë se ky proces do të vendoset në favor të tij.

Për fund, uroj Partinë Demokratike të Kosovës për kontributin e madh në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe respektimit të standardeve më të mira zgjedhore.

Lajme të përafërta

Talenti Opojarë që po mahnit me paraqitje në Austri

TV OPOJA
June 23, 2019

28 familje në nevojë në Prizren e Dragash bëhen me shtëpi për festën e 28 Nëntorit

TV OPOJA
November 5, 2018

Ministri Enis Kervan vizitoi Komunën e Dragashit

TV OPOJA
October 1, 2020
Exit mobile version