TV OPOJA
Natyrë & Turizëm

“PUSHO SHQIP”, NË BROD TË DRAGASHIT U HAP SEZONI TURISTIK VJESHTË- DIMËR

Me moton “Të ecim shtigjeve të Dardanisë”, në Ditën Botërore të Turizmit, në ambientët e Qendrës Skitare Rekreative ” Arxhena” në Brod të Dragashit, është bërë hapja e sezonit turistik vjeshtë-dimër.

Nga Brodi i Dragashit, përfaqësues të turizmit nga Kosova e Shqipëria, kanë bërë thirrje për vazhdim të fushatës “Pusho Shqip”, meqë sipas tyre kështu do të zhvillohet ekonomia dhe do të punësohen qytetarët e vendit.Zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj-Halimaj tha se sot po shënohet dita botërore e turizmit, duke uruar që pavarësisht gjendjes me pandeminë, të jetë një fillim i mbarë.

Ajo bëri thirrje që pushimet vjeshtë-dimër të kalohen në Kosovë, ashtu siç kosovarët kontribuan në turizmin e Shqipërisë gjatë sezonit veror.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi theksoi se është me rëndësi të veçantë që të investohet në fushën e turizmit, meqë siç tha ai, kështu do të zhvillohet edhe ekonomia e vendit, ndërsa ministri i Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi theksoi se deti nuk është vetëm i shqiptarëve të Shqipërisë, ashtu siç janë edhe malet e Kosovës. Sipas tij, duhet të investohet dhe promovohet shumë turizmi i të dyjave vendeve në të dy anët e bjeshkëve.

Për rëndësinë që ka bashkëpunimi dhe investimi në zhvillimin e turizmit, e potencuan edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ai i Dragashit Shaban Shabani dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Ndër tjera, në këtë ngjarje, Departamenti i Turizmit ka prezantuar edhe ëeb-portalin e turizmit.

 

Lajme të përafërta

Komuna e Dragashit shkëmben përvojat bujqësore në Lubjanë të Sllovenisë

TV OPOJA
April 23, 2019

Komuna më potencial për turizëm e mbytur nga Bërlloku

TV OPOJA
May 4, 2019

Rinia e Kuklibegut me vetë iniciativë pastruan rrugët kryesore të fshatit

TV OPOJA
November 12, 2020
Exit mobile version